CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82
Është caktuar dënimi prej një vit e tre muaj burgim ndaj burrit i cili kanosi bashkëshorten e tij me armë në Gjakovë.
Gjykata Themelore në Gjakovë ka njoftuar se të akuzuarit i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit.
“I pandehuri A.Gj., akuzohet se “më datën 26 maj 2024, rreth orës 18:30 në fshatin O. H., Komuna Gjakovë, brenda marrëdhënies familjare, seriozisht e kanosë të dëmtuarën/bashkëshorten e tij Xh.Gj., me të cilën është i martuar dhe ka 3 fëmijë të përbashkët, në atë mënyrë që pas problemeve të vazhdueshme në mes të dëmtuarës me të pandehurin, ditën kritike, e dëmtuara kishte shkuar tek familja e prindërve të saj për qëndrim, me ç’rast i pandehuri shkon aty, ku me ta takuar të dëmtuarën i drejtohet me fjalët “ hajde se duhet mu marr vesh”, e dëmtuara refuzon duke i thënë se nuk kam çka merrna vesh me ty, me pas i pandehuri e kanosë me fjalët “se kam me të vra” dhe nga brezi nxjerr mjetin armën/shkrepës e duke e mbajtur në drejtimin e të dëmtuarës i drejtohet përsëri me fjalët kanosëse “ kom me të myt ty dhe vëllain tuaj”, për çka tek e njëjta shkakton frikë dhe panik.”
“Të akuzuarit i vazhdohet paraburgimi deri në plotfuqishmëri të aktgjykimit. Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar”, thuhet tutje në vendimin e gjykatës.
Dashi Klima ne jetën tuaj ne çift do jete mjaft sensuale sot. Do ndiheni akoma edhe me mire pranë atij…
Autoriteti Portual i Vlorës ka ndaluar lundrimin e mjeteve të vogla lundruese nga dita e nesërme për shkak të përkeqësimit…
87 persona u liruan me rastin e Dita e Vitit të Ri në Venezuelë, njoftuan sot dy organizata joqeveritare. Kjo…
Demokrati Zohran Mamdani, i cili u betua sot si kryetar bashkie i Nju Jorkut, premtoi se do t'i jepte shembull…
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është parë së fundmi në stadiumin Emirates, ku ndoqi nga afër ndeshjen mes…
Katër ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se…