Categories: kosovë

Gjykata cakton më 28 shtator 2026 shqyrtimin fillestar në mungesë për 21 të akuzuarit për krime lufte

Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë ka caktuar për 28 shtator 2026, në orën 09:30, seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë për 21 të pandehur të akuzuar për “Krime lufte kundër popullsisë civile”. Seanca do të zhvillohet në Pallatin e Drejtësisë në Hajvali.

Të lidhura

None found

Rasti është i regjistruar me numrin PS.nr.48/25 dhe lidhet me aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e ngritur më 15 gusht 2025.

Të pandehurit në këtë çështje janë Zlatomir Peshiq, Mladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogoljub Janiçeviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsmаn Jeliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milos Gjoshаn, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq dhe Milovan Kovаçеviq.

Akuzat ndaj tyre kanë të bëjnë me veprën penale “Krimet e luftës kundër popullsisë civile”, e përcaktuar në nenin 142 lidhur me nenin 22 të Ligjit Penal të ish-RSFJ-së dhe e paraparë aktualisht nga dispozitat përkatëse të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Gjykatës, procedura do të zhvillohet pa praninë e të pandehurve, pasi ata kanë qenë të paarritshëm deri në momentin kur është ngritur aktakuza.

Gjykata u ka bërë thirrje të akuzuarve të paraqiten dhe të dorëzohen te organet e ndjekjes në Kosovë. Po ashtu, u është kërkuar personave që kanë të dhëna për vendndodhjen e tyre që informacionet t’ua përcjellin Policisë së Kosovës ose organeve të tjera kompetente.

Seanca do të mbahet në sallën nr. 16, në Objektin D, Kati I. Kryesuese e trupit gjykues është caktuar gjyqtarja Medie Bytyqi.

të fundit

Thaçi: Zyrtarët në rastin e Arlindës duhej të largoheshin menjëherë, pa pritur raportet

Ish-drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Emrush Thaçi, ka thënë se të gjithë zyrtarët e përfshirë në trajtimin e rastit…

4 seconds ago

Në protestën për Arlinda Zekajn, protestuesja telefonon Gërvallën dhe Sveçlën për t’u kërkuar dorëheqjen

Një protestuese, gjatë protestës në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, ka tentuar të kontaktojë ministrat e Qeverisë së Kosovës,…

31 seconds ago

Humbja ndaj Vllaznisë na ka prekur”, Klafuriç: Tirana është gati për derbin me Dinamon

Dean KlafuriçPas paraqitjes së dobët në Klasiken e Shqipërisë kundër Vllaznisë në Shkodër, ku Tirana u mposht me rezultatin 0…

5 minutes ago

Students announce referendum after meeting with Mickoski and Janevska, without receiving an answer on the food subsidy

Pas takimit me kryeministrin Mickoski dhe ministren e Arsimit dhe Shkencës Janevska, përfaqësuesit e kuvendeve studentore thonë se nuk kanë…

12 minutes ago

Traffic at Skopje and Ohrid airports rises 28%, with more than 3.6 million passengers

Rritja e numrit të pasagjerëve në dy aeroportet të Maqedonisë së Veriut vazhdon me fillimin e orarit dimëror të fluturimeve.…

13 minutes ago

Court orders one month of detention for suspect in Arlinda Zekaj’s murder

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar një muaj paraburgim për Albert Sylën, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt. "Gjykata…

13 minutes ago