Ndërsa në Kalludër të Zupçit vijojnë kërkimet për varreza masive, nga të cilat mund të dalin prova të reja për krimet e Serbisë në Kosovë, zyrtarët në Beograd po i rikthehen retorikës së dikurshme me kërcënime dhe pretendime territoriale.
None found
Gjuha zyrtare serbe po ashpërsohet gjithnjë e më shumë. Aleksandar Vuçiç dhe Ana Bërnabiç vazhdojnë ta paraqesin Kosovën si pjesë të Serbisë, Snezhana Paunoviç ka folur për “spastrim etnik” të shqiptarëve, ndërsa Petar Petkoviç ka ngritur pretendime për përndjekjen e serbëve në Kosovë. Aleksandar Vulin, ndërkaq, e ka cilësuar Kosovën si “Jeruzalemi i Serbisë”.
Se partia e Vuçiçit nuk është distancuar asnjëherë nga politika kriminale e së kaluarës, por vetëm e ka përshtatur atë me mënyrën e sotme të qeverisjes, e ka pranuar madje edhe një deputet serb në Parlamentin e Serbisë.
Sipas profesorëve dhe ekspertëve të sigurisë, kjo retorikë shkon përtej propagandës politike. Ata e shohin atë si pjesë të një narrative të ndërtuar me qëllim që projektet destabilizuese të Beogradit të marrin justifikim politik.
Profesori i gjeopolitikës, Dorajet Imeri, tha se spastrim etnik nuk mund të ketë pa vrasje, veçanërisht pa vrasje masive, përndjekje dhe shkatërrim të territorit apo të vendbanimeve. Sipas tij, Serbia i ka kryer të gjitha këto: ka vrarë njerëz, ka fshehur provat dhe ka krijuar varreza masive për të zhdukur gjurmët e krimeve të saj. Për këtë arsye, ai vlerësoi se retorika e tanishme është vazhdimësi e asaj që Serbia ka pretenduar dhe bërë më herët.
Gurakuq Kuçi nga Instituti Octopus deklaroi se synimi është nxitja e një urrejtjeje sa më të madhe ndaj Kosovës, si dhe përgatitja e mobilizimi psikologjik i popullit serb për të reaguar kundër saj në një moment të caktuar. Ai tha se kjo është vërejtur veçanërisht në deklaratën e Vuçiçit dhe në intervistën e fundit të Vulinit, i cili është shprehur se “ne po presim zgjedhjet në Serbi dhe të shohim çfarë do të bëjmë kundraj Kosovës”.
Ekspertë të tjerë kërkojnë që bashkësia ndërkombëtare të përgjigjet më fuqishëm ndaj kësaj gjuhe të Serbisë.
Drejtori i Institutit për Hulumtimin në Drejtësi dhe Siguri, Fatmir Çollaku, tha se nevojitet një qasje më e ashpër, e shoqëruar me kritika dhe sanksione. Ai kujtoi se Kosovës iu vendosën masa padrejtësisht dhe pa bërë asgjë, ndërkohë që Serbia, pavarësisht të gjitha veprimeve të saj, vazhdon të trajtohet në një formë apo tjetër me përkëdheli. Sipas Çollakut, problemi qëndron te mungesa e një qëndrimi unik nga bashkësia evropiane dhe ajo ndërkombëtare në përgjithësi.
Në këto rrethana, njohësit paralajmërojnë se heshtja ose përgjigjja e zbehtë ndërkombëtare ndaj retorikës kërcënuese të Beogradit mund ta bëjë normale një narrativë me pasoja të drejtpërdrejta për stabilitetin rajonal.
E ardhmja e Rafael Leao vazhdon të mbetet e paqartë, por në Itali po rritet bindja se sulmuesi portugez mund…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh ushtruese e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, tha se dyshimet për një varrezë të…
Nt/ Kelmendi: Çfarë pune konkrete diplomatike apo konsullore do të kryejë kjo konsullatë? Muhamet Kelmendi, në një prononcim për “Bota…
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka nisur procedurat për verifikimin e kandidatëve që kanë shprehur interes për postin e Prokurorit…
Pas përfundimit të fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë, dita e 64-të e protestës kundër qeverisë ka kaluar në…
Sekretari amerikan i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka fajësuar ish-drejtorin e Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony…