Kreu i Aleancës, Ardian Gjini, e ka ftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në një përballje publike televizive, me arsyetimin se qytetarët e Kosovës duhet ta dëgjojnë drejtpërdrejt debatin mes tyre.
None found
“Po, more, ndoshta e kisha takuar Albin Kurtin unë në debat. E kam thirrur me na pa gjithë populli i Kosovës se çka po flasim me njëri-tjetrin, jo mbrapa zyreve me i bo fotografi e kur të kryhet takimi me dalë e me i rrejt njerëzit se çka kemi folë”, ka deklaruar Gjini.
Sipas tij, përballja mund të mbahet në cilindo televizion dhe me gazetarin që do të përzgjedhë vetë Kurti.
“Le ta zgjedhë studion, le ta zgjedhë gazetarin, le ta zgjedhë televizionin, kohën e ditën, çka të dojnë. Publikisht, po, krejt populli me e dëgju se çka po themi”, ka thënë Gjini.
Gjatë konferencës për shtyp, Gjini bëri të qartë se Aleanca nuk synon të hyjë në një qeveri ku pjesë është Kurti dhe Vetëvendosja.
“Nuk dojmë me qenë pjesë e qeverisjes me këtë pushtet, refuzojmë. Edhe me na dhënë gjysmën e qeverisjes, refuzojmë. Nuk e kemi kusht zgjedhjen e presidentit”, ka deklaruar ai.
Gjini theksoi gjithashtu se Aleanca nuk po vendos si kusht për bashkëpunim zgjedhjen e Ramush Haradinajt në postin e presidentit.
“Duhet me ia përsërit edhe atij edhe gjithë të tjerëve, kishte me qenë nder për Kosovën e per te gjithë shqiptarët me pas president Ramush Haradinajn, po ky nuk është kushti ynë. E dimë që po ka qejf me i thanë po, e me na thanë ‘jo bre’, por nuk jemi tu e kërku këtë gjë”, ka thënë Gjini.
Arbnor MujaArbnor Muja mund të ndryshojë sërish “destinacion” në këtë merkato [...]Read More...
Arsenali raportohet se po përgatit një lëvizje befasuese për të transferuar objektivin kryesor të një rivali në Ligën Premier, në…
Një 49-vjeçare ka humbur jetën këtë të enjte në Spitalin Rajonal të Shkodrës, pasi dyshohet se kishte konsumuar një sasi…
Një alarm për një mjet të dyshuar shpërthyes është raportuar pasditen së enjtes në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë. Zëdhënësi…
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, priti në takim dy zyrtarë të FBI-së, në kuadër të…
Një shqiptar do të duhej të siguronte rreth 28 mijë dollarë të ardhura në vit për të arritur nivelin e…