Policia e Kosovës bëri të ditur se gjatë një kontrolli rutinë në rrugën “Zoran Gjingjiq” në pjesën veriore të Mitrovicës, u gjetën të fshehura në një pusetë kanalizimesh veshje dhe pajisje të karakterit ushtarak.
None found
Sipas raportit zyrtar, efektivët e Stacionit Policor të Mitrovicës së Veriut ishin duke kryer detyrat e tyre të përditshme rreth orës 13:30, kur vunë re një pusetë të pambyllur. Inspektimi i zonës çoi në zbulimin e një qeseje të zezë plastike që ngjalli dyshime.
Pasi e nxorën dhe e kontrolluan, uniformat blu gjetën brenda saj disa sende ushtarake: pesë kësula të gjelbra, dy jelekë taktikë me xhepa për municion, një brez ushtarak, si dhe çanta për mbajtjen e karikatorëve dhe aksesorë të tjerë të përdorimit ushtarak.
Për ngjarjen u vu në dijeni edhe prokurori i shtetit, i cili rekomandoi që në këto momente të mos fillohet ndonjë procedim penal.
Të gjitha sendet u sekuestruan, ndërsa hetimet po thellohen për të zbardhur rrethanat dhe për të zbuluar personat që mund të kenë gisht në këtë punë.
Specialisti i sigurisë, Drizan Shala, në një prononcim për “Bota sot”, theksoi se ky nuk duhet parë thjesht si një episod i veçuar.
Sipas tij, edhe pse në këtë fazë nuk mund të nxirren konkluzione pa u mbyllur hetimet, rasti ngre pikëpyetje të mëdha.
“Zbulimi i uniformave dhe pajisjeve ushtarake të fshehura në një pusetë kanalizimi në Mitrovicën e Veriut nuk mund të trajtohet si një ngjarje e shkëputur. Në një territor me histori tensionesh, influencash të huaja dhe dinamikash të grupeve hibride ilegale, një rast i tillë është një tregues që kërkon vëmendje më të madhe nga organet e sigurisë,” deklaroi Shala.
“Në këtë hap nuk mund të dalim me përfundime para se hetimet të përfundojnë, por ruajtja e fshehtë e materialeve me natyrë ushtarake në një hapësirë publike shtron pyetje të rënda: kush i vendosi atje, në çfarë momenti dhe me ç’qëllim? Ka mundësi që këto pajisje të jenë përdorur ose të ishin parashikuar për akte të paligjshme, duke përfshirë edhe veprime destabilizuese, sidomos po të kemi parasysh incidentet e mëparshme të sigurisë në veri dhe sulmet kundër institucioneve të Kosovës,” shtoi ai.
Eksperti tërheq vëmendjen se vendosja e pajisjeve në një infrastrukturë publike tregon se është dashur t’i mbaheshin larg syve të autoriteteve dhe banorëve.
“Fshehja e pajisjeve në një pusetë kanalizimi nuk përbën një praktikë normale depozitimi. Kjo zbulon elemente të fshehtësisë dhe lë të kuptohet se dikush është përpjekur t’i mbante ato të padukshme për një farë kohe,” vlerësoi Shala.
Ai thekson se ky rast duhet të jetë një shenjë alarmi për forcimin e mbikëqyrjes, bashkëpunimit informativ dhe aftësive parandaluese.
“Policia e Kosovës duhet të kryejë hetime të thelluara për të përcaktuar prejardhjen e pajisjeve, lidhjet e mundshme me persona ose grupe të strukturuara dhe të shtrijë kërkimet për të parë nëse ka depozita të tjera të ngjashme ku mund të jenë fshehur uniforma dhe pajisje të tjera,” pohoi ai.
“Ky rast duhet parë si paralajmërim për intensifikimin e monitorimit, shkëmbimit të të dhënave dhe kapaciteteve parandaluese. Në veriun e Kosovës, çdo element me karakter ushtarak jashtë kontrollit institucional duhet trajtuar si çështje e sigurisë kombëtare, jo thjesht si problem policor,” shtoi eksperti i sigurisë.
Shala paralajmëroi se episode të tilla mund të ndikojnë në perceptimin e sigurisë tek qytetarët e veriut, prandaj transparenca institucionale dhe një hetim i plotë janë të domosdoshëm për të evituar hamendjet dhe për të ruajtur besimin e publikut tek organet e sigurisë.
Për herë të parë [...]Read More...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ndaj akuzave dhe komenteve kritike të publikuara në rrjetet sociale lidhur me…
Mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në Prishtinë në shenjë solidariteti me Ukrainën është larguar pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr…
Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e intensifikuara në trafik për respektimin e kufizimeve të shpejtësisë, në kuadër…
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar ndaj akuzave dhe komenteve kritike të publikuara në rrjetet sociale lidhur me…
Mbishkrimi “Free Ukraine”, i vendosur në Prishtinë në shenjë solidariteti me Ukrainën është larguar pas deklaratave të presidentit ukrainas Volodymyr…