Gjeneral brigade Mehmet Lladrovci, komandant i Forcave Tokësore të Forcës së Sigurisë së Kosovës, priti në një vizitë zyrtare gjenerallejtënant Sebahattin Kilinç, komandant i Komandës së Përbashkët Strategjike Ndërkombëtare, i cili shoqërohej nga delegacioni i tij.
None found
Takimi u mbajt në Komandën e Forcave Tokësore. Sipas një komunikate për media, bisedimet u përqendruan te proceset aktuale të zhvillimit të FSK-së, veçanërisht te forcimi i kapaciteteve të kësaj komande.
Siç bëhet e ditur në njoftim, pala turke ndau përvojën e Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë për zhvillimin profesional dhe rritjen e kapaciteteve të personelit të FSK-së. Në këtë kuadër, u nënvizua rëndësia e mundësive të shkollimit dhe trajnimit në Turqi.
Në mbyllje, të dyja palët shprehën vlerësim të lartë për bashkëpunimin dhe partneritetin mes dy forcave, si dhe gatishmërinë për t’i vazhduar e thelluar më tej marrëdhëniet bashkëpunuese.
Situata përpara Ministrisë së Arsimit ka përshkallëzuar sërish në përplasje të dhunshme fizike mes efektivëve të policisë dhe protestuesve. Pas…
Shërbimi i transmetimit Netflix ka blerë të drejtat ekskluzive televizive në Spanjë dhe Andorrë për të transferuar Kupën e Botës…
Zv. ministri i Shëndetësisë, Jovica Andovski paraqiti dorëheqjen e tij, të cilën ia dorëzoi kryeministrit Hristijan Mickoski më 9 tetor.…
Policia ka hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve te Ministria e Arsimit, ndërsa disa protestues kanë kaluar rrethimin duke…
BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen po zgjerojnë partneritetin e tyre strategjik në Rumani, Bullgari dhe Kroaci, duke nisur një…
Ministri i Shëndetësisë, Sasho Klekovski, sot, me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, përuroi repartin „Meshkuj 2“, tërësisht të…