kosovë

Gjendet arma me të cilën u vra 23-vjeçari në Klinë, policia jep detaje

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila është përdorur për vrasjen e 23-vjeçarit dhe plagosjen dy vëllezërve të tij në Klinë.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja dhe 1 fishek.

Të lidhura

None found

“Fsh. Volljakë, Klinë 28.04.2022 – 20:40. Lidhur me rastin, është gjetur dhe konfiskuar pistoleta, e cila është përdorur në kryerjen e veprës në fjalë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar 3 gëzhoja dhe 1 fishek. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.

Vrasja ka ndodhur në parkingun e një restaurant në Volljakë të Klinës.

“Më datë 28 prill 2022, rreth orës 20:40, Policia e Kosovës është informuar për të shtëna me armë zjarri, në parkingun e një restauranti në fshatin Volljakë, komuna e Klinës.

Policia menjëherë i është përgjigjur vendit të ngjarjes, dhe është kuptuar se tre (3) persona kanë pësuar lëndime trupore nga arma e zjarrit dhe mjete të forta. Viktimat fillimisht janë dërguar në QKMF-Klinë, e më pas në emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë, nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e njërit nga të lënduarit”, thuhet në njoftim.

Policia ka treguar edhe inicialet e të dyshuarve për këtë rast.

“Në vend ngjarje kanë dalë të gjitha njësitet kompetente të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë, prokurori i shtetit, pas një pune intensive operative dhe hetimore është arritur të identifikohen dhe arrestohen pesë (5) të dyshuar në rast: ·A.G. lindur me 1980,·N.G. lindur me 1992, A.G. lindur me 1998, B.G. lindur me 1985, B.G. lindur me 1974

Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të shtetit të dyshuarve iu është caktuar masa e ndalimit prej 48-orësh. Trupi i pa jetë i viktimës me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore (IML) për obduksion”, thuhet në njoftim.

Dy të plagosurit kanë refuzuar që të shtrihen në Spitalin e Pejës, dhe menjëherë pasi kanë marrë ndihmën e parë, janë larguar për në shtëpi.

Lajmin për Gazetën Express e ka bërë të ditur Drejtori i Spitalit të Pejës, Skënder Dreshaj.

“Pacientët kanë refuzu qëndrimin në spital. Pas marrjes së ndihmës së parë, përkundër që mjeku dhe ekipi kujdestar kanë insistuar që ata të shtrihen në spital për 24 orë, ata kanë refuzuar dhe kanë shkuar në shtëpi. Lëndime kanë pas, por kanë refuzu të qëndrojnë në spital”, ka thënë Dreshaj.

Ndryshe, ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:43 minuta të enjten, atëherë edhe kur ishte njoftuar Policia se në Klinë ka pasur të shtëna armësh dhe të plagosur.

Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për Rajonin e Pejës.

“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”.

Sipas raportimeve të mediave, i vrari dhe të plagosurit janë vëllezër mes vete. Ata raportohet se kishin dalë për iftar me familje në një restorant, në parkingun e të cilit edhe ndodhi rasti tragjik.

Këto detaje s’janë konfirmuar nga autoritetet./Gazeta Express

të fundit

Beniada Nishani nuk fshihet më, publikon foto romantike me partnerin e saj

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Beniada Nishani, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve në rrjetet sociale, pasi ka ndarë një…

11 minutes ago

Bayern Munich synon Junior Kroupin, Bournemouthi kërkon rreth 120 milionë euro

Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të një prej talenteve më premtues të Ligës Premier, pasi ka vendosur në…

13 minutes ago

Juventusi përditëson listën e UEFA-s, Edon Zhegrova mbetet jashtë

Juventusi nuk mund ta regjistrojë Edon Zhegrovën në listën e UEFA-s në vend të Manuel Locatellit, për shkak të rregulloreve…

14 minutes ago

Alta Banka nën administrimin e tre të emëruarve, Sllaveski garanton mbrojtjen e kursimeve

Ilija Andovski, Vesna Stojçevska dhe Marija Todorovska janë emëruar administratorë të përkohshëm të Alta Bankës SHA Manastir, me vendim të…

23 minutes ago

I dyshuari për sulm ndaj zyrtarit dhe dëmtim të pronës mbahet një muaj në paraburgim

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit I.A, i cili dyshohet për sulm…

29 minutes ago

Kosovo Police announces new appointments to leadership positions

Gjatë ditës së djeshme është raportuar për ndryshime të shumta në udhëheqjen e Policisë së Kosovës. Nga Policia e Kosovës,…

36 minutes ago