Nexhmije Gjema, asambliste e VV-së në Prishtinë, ka bërë të ditur se tetë subjekte politike shqiptare kanë arritur marrëveshje për të garuar së bashku në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi.
None found
Sipas saj, dakordimi është arritur pas takimeve në Zyrën e Kryeministrit Albin Kurti dhe në këtë bashkëpunim janë përfshirë përfaqësues politikë nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri.
Lista e përbashkët do të mbajë emrin “Koalicioni Shqiptar” dhe do të përfshijë këto subjekte: PVD-në e Shaip Kamberit, APN-në e Visar Memetit, PD-në e Nagip Arifit, PDSH-në e Agim Sabedinit, LPD-në e Shqiprim Musliut, LR-në e Sami Salihut, AL-në e Armend Aliut dhe UDSH-në e Naser Azirit.
Në përpjekjen për arritjen e kësaj marrëveshjeje kanë dhënë kontribut edhe Enkel Rexhepi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar; Amina Nuraj nga Pazari i Ri; Ardita Sinani, kryetare e Preshevës; Arbër Pajaziti, kryetar i Bujanocit; Bajram Mustafa dhe Arben Ferati nga Medvegja.
Gjema e ka cilësuar marrëveshjen si një zhvillim të rëndësishëm për shqiptarët e këtyre komunave, duke theksuar se tetë subjektet kanë lënë mënjanë dallimet politike për të garuar rreth një qëllimi të përbashkët.
Ajo ka rikujtuar gjithashtu kërkesën e kryeministrit Albin Kurti që shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës t’u garantohen të paktën pesë vende në Parlamentin e Serbisë, i cili ka 250 anëtarë.
Kurti e ka paraqitur këtë kërkesë publikisht, duke u mbështetur në parimin se, nëse serbët në Kosovë kanë të garantuara 10 nga 120 ulëset në Kuvendin e Kosovës, atëherë shqiptarëve në këto komuna duhet t’u sigurohen së paku pesë ulëse në parlamentin serb.
Aktualisht, Shaip Kamberi është deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, ndërsa këto pesë vende nuk janë të garantuara për shqiptarët.
“Tetë parti, një listë, një zë shqiptar”, ka shkruar Nexhmije Gjema, duke nënvizuar se bashkimi është i domosdoshëm kur në diskutim janë të drejtat, gjuha, identiteti dhe përfaqësimi i shqiptarëve.
Sipas saj, pavarësisht dallimeve dhe mospajtimeve politike, interesi i përbashkët i shqiptarëve duhet të jetë mbi interesat partiake.
Një punëtor tunizian 55-vjeçar humbi jetën pasi u përfshi nga një flakë gjatë punës në uzinën e Fincantieri-t në zonën…
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga incidenti i rëndë në bordin e avionit të [...] Read More... The…
Në një atmosferë të rëndë zie, familjarë, miq dhe shokë skuadre i dhanë lamtumirën e fundit 16-vjeçarit shqiptar Asllan Gjana,…
Gjatë prezantimit të ndryshimeve të propozuara në Kodin e Procedurës Penale, kryeministri Edi Rama u ndal te mënyra se si…
Një studente 21-vjeçare e Universitetit të Georgias ka mbijetuar mrekullisht pasi ra nga dritarja e një apartamenti në katin e…
Ish-deputeti Dashamir Shehi ka komentuar çështjen që lidhet me ish-drejtoren e SHISH, Vlora Hyseni, duke kërkuar që përgjegjësia të mos…