Çdo vit “Alba Festival” mbledh shqiptarët që jetojnë në Zvicër, por jo vetëm, në një festival dy-ditor, me të ftuar këngëtarët më të mirë shqiptarë. Edhe këtë vit, organizatorët kishin vendosur që festivali të mbahej në datat 4 dhe 5 shtator teksa ishin ftuar artistë, si: Sabri Fejzullahu, Ledri Vula, Noizy, Mozzik dhe Getinjo, Dhurata Dora, Tayna, Elvana Gjata, Kida, Elita 5, etj.
Mirëpo, 48 orë para nisjes së tij autoritetet zvicerane vendosën ta anulonin duke thënë se në Kosovë ka pasur shtim në masë të rasteve të reja me Covid-19. Kjo lidhet me faktin se pjesa më e madhe e artistëve që do të performonin do të vinin nga Kosova. Organizatorët e festivalit e cilësuan këtë si një vendim racist të bazuar tek origjina. Një reagim të ashpër ka bërë edhe Getinjo.
None found
Ai ka publikuar një video nga një koncert që është mbajtur dje në Berlin, duke u shprehur se anulimi i “Alba Festival” është racizëm dhe diskriminues. “Sonte në Berlin, 15-20 mijë njerëz. Faleminderit Zyrih që anulove Alba Festival. Kjo është e padrejtë, ky është racizëm, ky është diskriminim”- shkruan ai.
Një 33-vjeçar ka humbur jetën në Napoli, pasi u qëllua me armë zjarri ndërsa po lëvizte me skuter në zonën…
Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 4 Korrikut, Ditës…
Teksa protesta që po zhvillohet në vend ka hyrë sot në ditën e 35-të, aktivisti Olgert Rakipllari, ka deklaruar se…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, kryesisht në rrugë të thata, informon LAMM. Intensiteti i trafikut në rrugët…
Jurgen Klopp ka konfirmuar se ka zhvilluar bisedime me Federatën Gjermane të Futbollit për postin e trajnerit të kombëtares së…
Kryeministri Albin Kurti, përmes një postimi, ka uruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rastin e 250-vjetorit të Deklaratës së…