Categories: kosovë

Gërvalla në trevjetorin e rënies së Afrim Bunjakut: Kosova triumfoi mbi agresionin dhe terrorin

Me rastin e trevjetorit të rënies së rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka ndarë një përkujtimore për të.

Të lidhura

None found

Në deklaratën e saj, Gërvalla theksoi se sulmi i 24 shtatorit 2023 ishte i organizuar, i drejtuar dhe i financuar nga Beogradi, me qëllim që të cenoheshin sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës.

“Atë mëngjes, në një sulm të organizuar, të udhëhequr dhe të financuar nga Beogradi, në mbrojtje të Republikës, të ligjit, të sovranitetit dhe të qytetarëve të këtij vendi, ra në krye të detyrës rreshteri i Policisë së Kosovës, Heroi i Kosovës, Afrim Bunjaku”, deklaroi ajo.

Duke folur për personat përgjegjës për sulmin, ajo u shpreh se drejtësia ka nisur të veprojë me dënimin e tre personave të përfshirë në rast, ndërsa kërkoi që edhe të tjerët të përballen me drejtësinë.

“Edhe të tjerët nuk kanë ku të fshihen përgjithmonë. Radoiçiqi, kryekrimineli i sulmit të Banjskës, kreu në hije i Listës Serbe dhe njeriu që udhëhoqi sulmin, ende fshihet i lirë në Serbi. Ai iku nga Kosova, por nuk mund t’i ikë përgjithmonë përgjegjësisë e drejtësisë”, tha ajo.

Ajo i kërkoi Bashkimit Evropian që nga Serbia të kërkojë ekstradimin dhe ndëshkimin e atyre që mbajnë përgjegjësi për sulmin.

“Në vend të përsëritjes së frazave boshe, BE-ja duhet të kërkojë qartë dhe pa ekuivok nga Vuçiqi ekstradimin dhe ndëshkimin e gjithë përgjegjësve të Banjskës. SERBIA DUHET T’I DORËZOJË. TË GJITHË. Vetëm kështu mund të vendoset drejtësia”, theksoi ajo.

Në fund, Gërvalla kujtoi Afrim Bunjakun dhe policët e Kosovës që u ndeshën me sulmin.

“Atë mëngjes ne humbëm një Hero. Por mbi agresionin, krimin e terrorin fitoi Kosova, fitoi Republika. Fitoi e drejta dhe e vërteta. Dhe në fund, do të triumfojë edhe drejtësia”, përfundoi Gërvalla.

të fundit

Drita pret sot Prishtinën në takimin e prapambetur të xhiros së dytë

Drita dhe Prishtina do të luajnë sot (e mërkurë) mes vete në ndeshjen e mbetur të vlefshme për xhiron e…

7 minutes ago

Sekuestrohen 37 kilogramë heroinë në operacion kundër një grupi kriminal ndërkombëtar, pesë të arrestuar

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla ka bërë të ditur se është goditur një grup kriminal ndërkombëtar dhe kjo…

8 minutes ago

Nëntë sfida sonte në Ligën e Kampionëve, Real Madridi dhe Liverpooli kërkojnë të ruajnë ecurinë perfekte

Liga e Kampionëve vazhdon sonte (e mërkurë) me nëntë ndeshje të xhiros së katërt të fazës së ligës, ku në…

12 minutes ago

Rama-Veliaj conflict / BIRN: Executive power used for political pressure! Calls for an independent SPAK investigation

Me transferimin e beftë të Erion Veliajt në burgun e Fierit, një konflikt mes tij dhe kryeministrit Edi Rama doli…

16 minutes ago

US elections: Democrat Adam Hamilton ends 94-year Republican dominance in Kansas and secures a Senate seat

Një rezultat historik është regjistruar në shtetin e Kansasit, ku demokrati Adam Hamilton ka mposhtur senatorin republikan Roger Marshall, duke…

17 minutes ago

Tonight we defeated Goliath”: Democrat James Talarico ends 38 years of Republican dominance in Texas

Demokrati James Talarico ka shënuar një fitore historike në Teksas, duke mposhtur kandidatin republikan Ken Paxton dhe duke i dhënë…

17 minutes ago