Categories: kosovë

Gecaj: Deklaratat e Beogradit për flamurin serb në Prizren kërkojnë vigjilencë dhe unitet politik

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb “herët a vonë” do të valëvitet mbi Prizren.

Të lidhura

None found

Sipas Gecajt, deklarata të tilla nuk mund të konsiderohen thjesht si pjesë e retorikës elektorale. Ai ka kërkuar që institucionet e Kosovës t’i trajtojnë me kujdes, vigjilencë dhe vendosmëri.

Gecaj ka nënvizuar gjithashtu domosdoshmërinë e një marrëveshjeje të gjerë kombëtare për çështjet që lidhen me interesin shtetëror. Ai ka theksuar se sovraniteti, siguria dhe integriteti territorial duhet të kenë përparësi ndaj çdo interesi partiak.

“Partitë vijnë e shkojnë, qeveritë ndërrohen, liderët kalojnë, por Kosova duhet të mbetet mbi të gjithë ne!”, ka shkruar Gecaj.

Në reagimin e tij, ai ka kundërshtuar pretendimet për rikthimin e Kosovës nën kontrollin e Serbisë, duke vlerësuar se deklaratat e tilla janë të lidhura me trashëgiminë politike të Beogradit të vjetër.

Gecaj ka shkruar se dëshira e shprehur nga Ivica Daçiqi që flamuri serb të valëvitet në Prizren “shpejt” mund të jetë pjesë e diskursit elektoral, por nuk duhet të shpërfillet. Sipas tij, ambiciet territoriale të Serbisë në të kaluarën kanë nisur si deklarata politike, janë forcuar përmes propagandës nacionaliste dhe, në rrethana të caktuara, kanë kaluar në politika shtetërore me pasoja tragjike për popujt e Ballkanit.

Ai ka bërë thirrje për vëmendje të shtuar dhe reagim të matur, por të qartë, ndaj këtyre qëndrimeve. Sipas Gecajt, Daçiqi dhe figura të tjera të politikës së vjetër serbe vazhdojnë të mbeten të lidhura me trashëgiminë e Slobodan Millosheviqit dhe nuk e kanë pranuar realitetin historik e politik se Kosova është shkëputur përfundimisht nga sundimi i Serbisë.

“Historia nuk kthehet prapa vetëm sepse dikush refuzon ta pranojë atë”, ka theksuar ai, duke shtuar se përpjekjet për ta rikthyer Kosovën nën tutelën e Beogradit mbeten dëshira të parealizuara.

Gecaj ka përsëritur bindjen e tij, të shprehur edhe para, gjatë dhe pas intervenimit të NATO-s, si dhe në takimet me përfaqësues ndërkombëtarë, se Serbia ka nevojë për një proces të thellë denacifikimi politik.

Ai e ka përshkruar këtë proces si përballje me të kaluarën, çrrënjosje të ideologjisë ekspansioniste dhe shkëputje të plotë nga trashëgimia e Millosheviqit. Sipas tij, pa një transformim demokratik e institucional, pranim të përgjegjësisë historike dhe respektim të sovranitetit të shteteve fqinje, paqja dhe stabiliteti afatgjatë në Ballkan do të vazhdojnë të jenë të brishta.

Gecaj ka kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që të mos e zëvendësojë kërkesën për ndryshim të vërtetë me tolerimin dhe përkëdheljen e nacionalizmit serb.

Ai ka vlerësuar se përgjegjësia nuk lidhet vetëm me Serbinë, por edhe me vetë Kosovën. Sipas tij, qytetarët dhe institucionet e vendit kanë detyrim historik, moral dhe shtetëror të dëshmojnë se propaganda e Millosheviqit dhe e rrethit të tij, sipas së cilës shqiptarët nuk do të dinin ta qeverisnin shtetin, është e pavërtetë.

“Përgjigjja jonë më e fuqishme ndaj kësaj propagande nuk është vetëm fjala, por ndërtimi i një shteti demokratik, funksional, të drejtë, të sigurt dhe të respektuar ndërkombëtarisht”, ka shkruar ai.

Në këtë kuadër, Gecaj ka theksuar nevojën për konsensus kombëtar mbi çështjet jetike të shtetit. Ai ka pranuar se dallimet politike, ideologjike dhe partiake janë pjesë e demokracisë, ashtu si debatet për qeverisjen, ekonominë, drejtësinë dhe politikat publike.

Megjithatë, sipas tij, për çështje që lidhen me sovranitetin, integritetin territorial, sigurinë kombëtare, orientimin euroatlantik dhe aleancat strategjike, gara partiake duhet t’i lërë vendin përgjegjësisë ndaj Republikës.

“Kosova nuk është pronë e asnjë qeverie, e asnjë partie dhe e asnjë lideri politik. Kosova është përgjegjësi e përbashkët e të gjithë neve!”, ka deklaruar Gecaj.

Ai ka kërkuar që temat e interesit kombëtar të mos përdoren për fushata zgjedhore apo për përfitime të përkohshme politike. Sipas tij, konsensusi për këto çështje duhet të arrihet para zgjedhjeve, të ruhet gjatë procesit zgjedhor dhe të zbatohet edhe pas përfundimit të tij.

Gecaj ka thënë se cilido që vendos interesin partiak mbi atë shtetëror duhet të përballet me vlerësimin demokratik të qytetarëve. Ai ka shtuar se Serbia nuk duhet ta gjejë Kosovën të përçarë kur bëhet fjalë për të ardhmen e vendit.

“Nuk kërkohet të mendojmë njësoj për gjithçka, por kërkohet të qëndrojmë së bashku për atë që na bashkon: lirinë, pavarësinë, demokracinë, sovranitetin dhe të ardhmen e Republikës sonë”, ka shkruar ai.

Në përfundim, Gecaj ka theksuar se shteti nuk mjafton vetëm të fitohet, por duhet të ruhet, të ndërtohet dhe t’u përcillet brezave të ardhshëm më i fortë se sa është trashëguar.

“Partitë vijnë e shkojnë, qeveritë ndërrohen, liderët kalojnë, por Kosova duhet të mbetet mbi të gjithë ne!”, ka përfunduar ai.

të fundit

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

11 minutes ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

33 minutes ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

44 minutes ago

Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke kritikuar mënyrën se si drejtohet Partia Socialiste…

47 minutes ago

“Ma dha truri”, kush është i dënuari me 25 vite që sulmoi policin në burgun e Burrelit, i shkakton 6 qepje në kokë: “Kurthi” me hapjen e derës

Të tjera detaje kanë dalë nga sulmi i të dënuarit ndaj policit të burgjeve në burgun e Burrelit. Bëhet fjalë…

2 hours ago

Plas keq në Kuvend/ Berisha- Gonxhes: U fute në lice duke pikturuar makinën e diktatorit. Ministri: Plak matuf mos na hapni barkun, kam vizatuar që 3-vjeç

Kryedemokrati Sali Berisha dhe Ministri Blendi Gonxhja janë përplasur me tone të ashpra në Kuvend, lidhur me mënyrën se si…

2 hours ago