Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, deklaroi se hetimet për krimet e luftës të kryera ndaj civilëve në Kosovë janë një prej fushave që Policia e Kosovës e ka trajtuar me prioritet të veçantë.
None found
Gjatë fjalës së tij, Hoxha u ndal edhe te rasti i vrasjes së grupit të intelektualëve të Mitrovicës gjatë luftës, hetimin e të cilit Policia e Kosovës e mori nga EULEX-i në vitin 2018.
“Rasti i vrasjes së grupit të intelektualëve të Mitrovicës në prill 1999 ka qenë ndër rastet me interes. Policia e Kosovës e ka marrë këtë hetim nga Policia e EULEX-it gjatë vitit 2018. Përgjatë tre viteve, rasti është trajtuar si një çështje me trajtim të veçantë dhe me prioritet, për shkak të kompleksitetit të tij dhe me synim arritjen e rezultateve konkrete. Në këtë periudhë janë zbatuar dy urdhëresa për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim, të lëshuara nga Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special. Më pas, në vijim të mbledhjes së informacioneve nga ekipi, janë ekzekutuar edhe dy urdhëresa të tjera për zhvarrosje, autopsi dhe identifikim në lokacionin e fshatit Qabër… Megjithatë, gjithë kjo veprimtari e tyre nuk ka sjellë rezultate pozitive në atë kohë”, tha Hoxha.
Ai sqaroi se hetimet lidhen gjithashtu me dy grupe civilësh që rezultojnë të zhdukur gjatë muajit prill të vitit 1999.
“Bëhet fjalë për gjetjen e mbetjeve eshtrore të personave të zhdukur nga dy grupe civilësh gjatë prillit të vitit 1999: grupi i njohur si ‘Grupi i Intelektualëve’ dhe pjesëtarët e familjeve Feka dhe Isufi nga Koshtova e Mitrovicës. Në lidhje me zhdukjen e familjes Feka dhe Isufi, hetuesit kanë paraqitur kallëzim penal ndaj të dyshuarve, me numër të rastit 2024-7”, tha ai.
Sipas drejtorit të Policisë së Kosovës, gjashtë persona janë shoqëruar në polici. Katër prej tyre janë marrë në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa dy të tjerë si të dyshuar dhe më pas janë arrestuar.
Hoxha bëri të ditur se në kuadër të këtyre hetimeve janë identifikuar edhe tri vendvarreza të dyshuara, ku në total janë zbuluar 23 mbetje eshtrore.
“Lokacioni i parë, në fshatin Kalludër e Vogël, është lokalizuar më datën 27 shtator. Gjatë zhvarrimit në këtë vend janë gjetur 13 mbetje eshtrore, që nënkuptojnë 13 trupa. Lokacioni i dytë ndodhej në Jabuqë të Vogël dhe është lokalizuar më datën 2 tetor. Nga zhvarrimi janë nxjerrë katër trupa, përkatësisht katër mbetje eshtrore. Lokacioni i tretë, po në Kalludër të Vogël, është lokalizuar më datën 3 tetor, ndërsa zhvarrimi ka rezultuar me gjashtë trupa apo gjashtë mbetje eshtrore. Nga tri lokacionet janë siguruar gjithsej prova dhe dëshmi materiale, ndër to 66 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm”, tha Hoxha.
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka folur lidhur me ankesën e Nenad Rashkoviqit për rrahje nga…
Enti Shtetëror i Revizionit ka konstatuar një sërë mospërputhjesh në prokurimet publike gjatë punës së konviktit studentor “Pelagonia” në Kisella…
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha tha se operacionet në veri të Kosovës për armatim dhe municion…
Partia Demokratike ka njoftuar thirrjen e Këshillit Kombëtar për ditën e martë, më 27 gusht, në orën 18:00, mbledhje e…
Të paktën 40 fëmijë kanë humbur jetën pasi një varkë e mbingarkuar u përmbys në shtetin Sokoto, në veriperëndim të…
Manchester United ka nisur lëvizjet për të përforcuar krahun e majtë të mbrojtjes, ndërsa Alex Balde është shfaqur si një…