Amir Rrahmani, në një intervistë për Radio Kiss Kiss, foli për ambiciet e Napolit për sezonin e ardhshëm.
Qendërmbrojtësi “dardan”, duke analizuar ecurinë e sezonit të kaluar, u shpreh se duhet harruar sa më parë ai barazim 1-1 në javën e fundit, kundër Veronës, rezultat që i la jashtë Ligës së kampionëve napolitanët.
“Futbolli është një profesion që nuk të lejon të mendosh për të kaluarën. Duhet ta harrojmë atë ndeshje, pastaj të mendojmë për të ardhmen. Ishin ditë shumë të vështira për të gjithë, ne kishim bërë një mrekulli për të shkuar në Champions. Në muajt e parë të sezonit të kaluar nuk kemi bërë shumë mirë, por gjysma e dytë ishte e shkëlqyer”, tha mbrojtësi 27-vjeçar.
Ambiciet e Napolit, sipas Rrahmanit, mbeten të larta. Në drejtimin e Spallettit, të kaltrit do të tentojnë titullin kampion.
“Qëllimi ynë janë kampionati dhe Kupa e Italisë. Gjithmonë luajmë për të fituar. Në këto dhjetë ditë kemi punuar mirë, gjithmonë kemi zhvilluar dy seanca në ditë. Kështu donte trajneri, edhe pse ishte e vështirë.
Spalletti? E dimë se si kërkon që të luajmë në mbrojtje, duhet të përmirësohemi. Kur vjen një trajner i ri, duhet ta kuptojmë. Nuk u premtoj asgjë tifozëve, thjesht them se kemi bërë më të mirën dhe jam i sigurt se do ta bëjmë edhe në të ardhmen. Futbolli është jeta jonë dhe shpresojmë që ata të na mbështesin”, deklaroi Rrahmani.
Kryeministri i vendit, Edi Rama, u rikthye këtë të enjte në Kuvend, pas disa muajsh mungesë në seancat plenare. Hera…
Zjarrfikësit grekë janë përballur me një vatër zjarri që ka prekur shtëpitë afër qytezës detare të Palaia Fokaias, 40 kilometra…
Papa Leo XIV u prit me entuziazëm të madh dhe brohoritje nga turmat në stadiumin e San Damas për Ditën…
Barcelona ka konfirmuar zyrtarisht se do të kthehet në Camp Nou më 10 gusht. Njoftimi u bë përmes faqes zyrtare…
Ekipet e numërimit të KQZ kanë rivlerësuar mbi 80% të kutive të Qarkut të Tiranës. Deri tani janë numëruar 1035…
Janë publikuar këtë të enjte rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2025. Sipas rezultateve, bëhet me dije se…