Categories: kosovë

Gashi: Varrezat masive të zbuluara në Zubin Potok, hap domethënës drejt zbardhjes së së vërtetës dhe drejtësisë

Zejnulla Gashi, Kryeprokurori i Shtetit, ka përgëzuar institucionet ligjzbatuese të Kosovës për punën dhe përkushtimin e treguar në zbulimin e varrezave masive në Zubin Potok. Në këtë zonë janë gjetur mbetje mortore, ndërsa ekzistojnë dyshime se aty mund të ketë edhe trupa të tjerë të viktimave të luftës së fundit në Kosovë.

Të lidhura

None found

Përmes një deklarate publike, Gashi e konsideroi këtë zbulim pjesë të një angazhimi të rëndësishëm shtetëror për të nxjerrë në dritë të vërtetën dhe për të mundësuar vendosjen e drejtësisë.

Sipas tij, zbardhja e rasteve të tilla përbën një përgjegjësi ligjore dhe institucionale ndaj viktimave, si dhe ndaj familjarëve të tyre.

Kryeprokurori vlerësoi gjithashtu praninë dhe bashkërendimin ndërmjet institucioneve dhe qytetarëve në vendin e ngjarjes. Ai nënvizoi se ndihma e tyre ka rëndësi thelbësore si për identifikimin e viktimave, ashtu edhe për gjetjen e personave përgjegjës për këto krime dhe nxjerrjen e tyre para drejtësisë.

të fundit

Afrim Gashi: North Macedonia Demonstrates That Coexistence Is a Social Value

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Liga e Shteteve Arabe në Kajro,…

1 minute ago

Macedonia hit by heat of up to 41°C; local showers and thunderstorms expected from Thursday

Moti me diell dhe shumë i nxehtë do të vazhdojë deri në fund të kësaj jave. Nga e enjtja, gjatë…

2 minutes ago

AKK-ja del kundër Projektligjit për Pronën Publike

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka kundërshtuar Projektligjin për Pronën Publike, duke kërkuar që komunat të vazhdojnë të njihen…

2 minutes ago

Sela and Aziri Meet with Kurti in Pristina, Political Developments and the Rights of Albanians in Focus

Kryetari i Lidhjes Shqiptare, Ziadin Sela, i shoqëruar nga Kryetari i Kuvendit të partisë, Elmi Aziri, kanë takuar sot në…

2 minutes ago

Kurti Seeks Meeting with Gjini, Hamza and Abdixhiku Ahead of August 6 Session

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti u ka dërguar ftesë për takim liderëve të partive politike,  para mbajtjes së seancës konstituive…

3 minutes ago

Hoti: DNA Analysis Process for Bodies from Mass Graves Takes at Least Six Months

Ministri në detyrë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka thënë se analizat e ADN-së për…

3 minutes ago