Categories: kosovë

Gacaferi përplaset me Haradinajn: Me prokurorë të duhur do të ishin zbardhur mbi 1 mijë vrasje pas luftës

Anëtari i Guxo-s, Luan Gacaferi, ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit të AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili kërkoi që kryeministri të hetohet lidhur me urdhrin e pretenduar për rrahjen e qytetarëve.

Të lidhura

None found

Gacaferi argumentoi se, nëse Kosova do të kishte prokurorë të duhur, përparësi do të duhej t’u jepej zbardhjes së më shumë se 1 mijë vrasjeve të shqiptarëve të kryera pas luftës në Kosovë.

“Po të kishim prokurorë siç duhet, fillimisht do të duhej të zbardheshin mbi 1 mijë vrasje të shqiptarëve pas luftës në Kosovë”, shkroi ai.

Ai theksoi se bëhet fjalë për vrasje të intelektualëve, pjesëtarëve të UÇK-së, komandantëve, aktivistëve të LDK-së dhe kryetarëve të komunave.

Sipas Gacaferit, një drejtësi funksionale do të kishte parandaluar edhe paraqitjen në Kuvend të deputetëve me automjete Maybach dhe Porsche, me vlerë mbi 160 mijë euro, ndërsa paga e tyre si deputetë është 1 mijë euro.

“Drejtësia ndonjëherë vonon, por nuk harron”, përfundoi ai në reagimin e tij.

të fundit

PS mbledh nesër Grupin Parlamentar, priten masa ndaj protestuesve të dhunshëm

Nesër në orën 09:00, Partia Socialiste mbledh grupin parlamentar në Kryesinë e Kuvendit. I pranishëm do të jetë edhe kryeministri…

6 minutes ago

Dy makina përfshihen nga zjarri në Shkup, raportohet vetëm për dëme materiale

MPB njofton se janë djegur dy automjete në Shkup, ku janë regjistruar vetëm dëme materiale."Më 19.10.2026 rreth orës 01:20, nga…

7 minutes ago

Franca përfshihet nga protestat, Lecornu nuk përjashton gjendjen e jashtëzakonshme

Franca po përballet me një valë të fortë trazirash, ndërsa qeveria po shqyrton masa të reja për të frenuar dhunën…

11 minutes ago

Trump: Protestat në Europë lidhen me emigracionin, liderët të forcojnë kontrollin e kufijve

Donald Trump ka komentuar valën e protestave dhe trazirave në disa vende të Europës, duke ia atribuar tensionet politikave të…

11 minutes ago

Kriza financiare trondit Al Nassrin, Gerry Cardinale shqyrton blerjen e klubit të Ronaldos

Al Nassr, klubi ku luan Cristiano Ronaldo, po përballet me probleme të mëdha financiare, ndërsa në skenë ka dalë mundësia…

27 minutes ago

Muriqi po shkëlqen te Fenerbahçe: shtatë gola në tetë ndeshjet e para

Vedat Muriqi po kalon një periudhë shumë të mirë te Fenerbahçe, duke u shndërruar në njërin prej sulmuesve më produktivë…

28 minutes ago