Categories: kosovë

Franca rikonfirmon mbështetjen për Kosovën dhe Dhomat e Specializuara pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së

Franca ka shprehur sërish mbështetjen e saj të palëkundur për pavarësinë dhe institucionet e Kosovës, pas vendimit dënues të Dhomave të Specializuara ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Të lidhura

None found

Përmes një deklarate, Ministria franceze për Evropën dhe Punët e Jashtme njoftoi se ka marrë dijeni për aktgjykimin në çështjen “Thaçi dhe të tjerët”, duke theksuar se të akuzuarit kanë të drejtë të apelojnë.

“Ky vendim, i cili mund të apelohet, shënon përfundimin e proceseve të shkallës së parë para Dhomave të Specializuara, me përjashtim të rasteve që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë”, thuhet në deklaratën e publikuar në uebfaqen e ministrisë, transmeton KosovaPress.

Autoritetet franceze deklaruan gjithashtu se qëndrojnë në mbështetje të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe të përpjekjeve për luftimin e pandëshkueshmërisë.

“Franca përsërit mbështetjen e saj për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe rikujton angazhimin në luftën kundër pandëshkueshmërisë. Ajo gjithashtu rikonfirmon mbështetjen e palëkundur për pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj”, thuhet në deklaratë.

Reagimi i Parisit erdhi pasi trupi gjykues shpalli fajtorë katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, përfshirë arrestimin dhe ndalimin e paligjshëm ose arbitrar, trajtimin mizor, torturën dhe vrasjen e paligjshme.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim. Kadri Veseli mori një dënim prej 18 vjetësh, ndërsa Rexhep Selimi u dënua me 13 vjet burgim.

Vendimi nuk ka marrë formë të prerë, pasi mund të ankimohet. Mbrojtja e të dënuarve ka njoftuar se do ta çojë çështjen në Apel.

të fundit

AFA reagon ndaj aktgjykimit: Serbia ishte agresorja, Kosova viktima

Albanians for America e pranon me shqetësim të thellë dhe me pezëm aktgjykimin e sotëm të Dhomave të Specializuara të…

5 minutes ago

Mushkolaj kërkon mobilizim të fuqishëm të shtetit në fazën e Apelit

Profesoresha universitare, Gjyljeta Mushkolaj ka folur për aktgjykimin e Gjykatës Speciale në Hagë dhe procesin e mundshëm të apelimit. Mushkolaj tha…

6 minutes ago

Berisha kundërshton vendimin për ish-krerët e UÇK-së: Dënime të padrejta dhe të pamerituara

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi sot pas vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë për të dënuar ish-krerët e…

6 minutes ago

Eno Agasi, wanted over the disappearance of wine seized by SPAK, arrested

Arrestohet pas tetë muajsh në arrati Eno Agasi, kushëriri i Ergys Agasit — ky i fundit i akuzuar si kreu…

8 minutes ago

Berisha from the DP assembly in Krujë: The protest has turned Rama into the most hated person

Sali Berisha mori pjesë sot në Kuvendin e Partisë Demokratike të zhvilluar në Krujë. Në fjalën e mbajtur para demokratëve,…

8 minutes ago

Arben Kola calls for civil disobedience tomorrow outside Parliament: Eggs are democratic tools for confronting the government and corrupt MPs

Protestat popullore kundër qeverisë së Edi Ramës kanë hyrë në ditën e tyre të 109-të, teksa revolta ndaj aferave korruptive…

9 minutes ago