kosovë

Forcimi i bashkëpunimit me Kosovën/ Ambasada e SHBA: Qeveria e re duhet të çojë para agjendën për paqe dhe stabilitet rajonal

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë bëri të ditur se është e gatshme të forcojë partneritetin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës dhe të rifillojë Dialogun Strategjik mes dy vendeve.

Megjithatë, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, Ambasada theksoi se realizimi i këtij synimi do të kërkojë veprime nga Qeveria e Kosovës, të cilat “çojnë përpara agjendën e përbashkët për paqe dhe stabilitet rajonal”, si dhe “prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”.

Këto qëndrime u shprehën në përgjigje të pyetjes se si Shtetet e Bashkuara planifikojnë bashkëpunimin me Qeverinë e ardhshme të Kosovës, që pritet të formohet pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Në këto zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, fitoi mbi 51 për qind të votave.

Partia deklaroi se synon formimin e shpejtë të institucioneve të reja.

Numërimi i votave përfundoi më 9 janar, por procesi zgjedhor ende nuk është mbyllur zyrtarisht, për shkak të afateve ligjore për ankesa dhe certifikimin e rezultateve.

Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje kanë udhëhequr Qeverinë e Kosovës edhe gjatë periudhës 2021-2025.

Viti i kaluar ka shkuar kryesisht me Qeveri në detyrë, pasi Kurti – ndonëse i ka fituar zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 – nuk ka arritur të formojë Qeverinë e re, çfarë ka çuar në shpërndarjen e Kuvendit dhe zgjedhje të parakohshme.

Gjatë mandatit të mëparshëm, Qeveria e tij është përballur shpesh me kritika nga partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht për shkak të veprimeve që janë cilësuar si të pakoordinuara dhe të njëanshme.

Nga mbyllja e shumicës së institucioneve serbe në Kosovë deri te heqja e dinarit serb nga përdorimi, këto veprime janë parë si të dëmshme për komunitetin serb dhe si faktor që ka rritur tensionet në veri të vendit.

Kritikat kanë shkuar deri në atë pikë sa është folur edhe për lëkundje të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Megjithatë, Kurti ka insistuar vazhdimisht se SHBA-ja mbetet partneri kryesor i Kosovës, ndonëse ka pranuar se ekzistojnë dallime në qasje për disa çështje.

Vitin e kaluar, Shtetet e Bashkuara kanë marrë një nga masat më të ashpra ndaj Kosovës, duke pezulluar Dialogun Strategjik mes dy vendeve – një mekanizëm i krijuar për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Uashingtoni e ka lidhur këtë vendim me veprimet e Qeverisë në detyrë të Kosovës, derisa vendi është përballur me bllokadë institucionale, dhe me rritjen e tensioneve në vend, por Qeveria e Kosovës i ka hedhur poshtë kritikat./REL

të fundit

IGJEUM, ‘na përgatit’: Fundjava me reshje, rrezik për vërshime uji në zonat urbane

Instituti i Gjeoshkencës ka ndarë një parashikim mbi situatën meteorologjike të kësaj fundjave. Sipas të dhënave të motit, e shtuna…

21 minutes ago

Zbuloi shifrën që ka marrë për të hyrë në BBVA, Ledion Liço merr këtë vendim ndaj Ilir Vrenozit

Deklarata e fortë e Ilir Vrenozit, i cili zbuloi publikisht prapaskenat financiare të marrëveshjes me Top Channel, duket se nuk…

31 minutes ago

Superliga e Europës/ Barcelona lajmëron tërheqjen përfundimtare nga projekti i Florentino Perez

Nëpërmjet një njoftimi për mediet skuadra e Barcelonës ka njoftuar largimin nga projekti i Superligës Europiane. Pa dhënë detaje rreth…

38 minutes ago

“I dola zot Daniel Shimës që e rrëmbyen”,Berisha: Ai kishte bërë nënën milionere me paratë e AKSHI-t

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se në çdo takim me zyrtarët amerikanë janë klanet e drogës dhe lidhjet…

40 minutes ago

“Vota juaj u shndërrua në treg të zi”, Berisha: Procesi zgjedhor ishte farsë elektorale

Turi i “Foltores” pasditen e kësaj të shtune u ndal në Kamëz, aty ku kryetari i PD-së, Sali Berisha, zhvilloi…

1 hour ago

Pezullimi i Ballukut mbeti në fuqi, Klodiana Lala: SPAK-ut i jepet e drejta të kërkojë në Gjykatë pezullimin e çdo ministri, kryeministrit apo presidentit

Gazetarja Klodiana Lala ishte pasditen e sotme në “Kjo Javë” ku dha më shumë detaje mbi lënien në fuqi të…

2 hours ago