Categories: kosovë

Fluturimi Prishtinë–Berlin u ndërpre pas kthimit emergjent në aeroport, dyshohet për goditje nga një shqiponjë

Fluturimi i kompanisë “EasyJet” që ishte nisur nga Prishtina me destinacion Berlinin është rikthyer me urgjencë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, pasi dyshohet se një shqiponjë ka depërtuar në njërin prej motorëve të avionit.

Sipas dëshmisë së një pasagjeri që gjendej në bord, ngjarja ka ndodhur menjëherë pas ngritjes, në momentin kur zogu ka goditur motorin dhe i ka shkaktuar dëmtime turbinës.

Të lidhura

None found

Para se të ulej në mënyrë të sigurt në Prishtinë, avioni ka qëndruar rreth 20 minuta në ajër.

Pas aterrimit, udhëtimi drejt Berlinit është anuluar.

Pasagjeri ka treguar se situata ka mbetur nën kontroll gjatë gjithë kohës, falë profesionalizmit të pilotit, i cili e ktheu avionin në aeroport pa pasoja.

Deri më tani, nuk ka ende asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë rast nga kompania ajrore EasyJet ose nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

të fundit

Ndërprerja e energjisë Lezhë, rikthehet ndriçimi në disa fshatra, të tjerat vazhojnë në errësirë

Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…

5 hours ago

“Nuk kam frikë”/ Kallëzimi në SPAK, Spiropali: S’kam ngrënë kumbulla pas shpine, kam besuar te kopshti i përbashkët

Deputetja Elisa Spiropali, e cila u përjashtua nga grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, ka reaguar me tone të forta ndaj…

6 hours ago

Spiropali për Ramën dhe Ballukun: Churchill dhe Merkel të jenë, modeli i pushtetit të çon në këtë katandisje

Deputetja Elisa Spiropali ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku. E ftuar në emisionin "Opinion", Spiropali u…

6 hours ago

Samiti i BE-së në Bruksel/ Emmanuel Macron: Braktisja e Ukrainës do të rrezikonte sigurinë tonë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka mbrojtur vazhdimin e mbështetjes evropiane për Ukrainën, në një kohë kur në Francë po shtohen…

6 hours ago

“Shpërthen” Spiropali: Në Shqipëri të shkatërrohet jeta nëse pushteti të konsideron armik

Deputetja Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta, duke ngritur shqetësimin për atë që e cilësoi si intimidim të qytetarëve…

7 hours ago

Rama flet për përplasjen me Spiropalin: Elisa është njeri i lirë në jetën politike, nuk është më e detyruar të më ndjekë mua dhe PS

Kryeministri Edi Rama ka folur për përplasjen me Elisa Spiropalin me një gazetar shqiptar të Maqedonisë së Veriut në podcastin…

7 hours ago