Gjatë verifikimit të një mauneje që transportonte mall të deklaruar si flokë sintetikë, zyrtarët doganorë dyshuan se përshkrimi i ngarkesës nuk përputhej me llojin e produktit.
None found
Maunia ishte përzgjedhur nga sistemi, sipas kritereve përkatëse, për t’iu nënshtruar kontrollit të dokumentacionit dhe inspektimit fizik.
Dogana njoftoi se, pas ekzaminimit të ngarkesës, zyrtarët vunë re dallime të mundshme mes karakteristikave të mallit dhe deklarimit të bërë. Kjo ngriti dyshimin se produkti përbëhej nga flokë natyralë, jo sintetikë, siç kishte paraqitur deklaruesi.
Për përcaktimin e përbërjes u zhvilluan analiza laboratorike. Sipas Doganës, testet kimike të tretshmërisë evidentuan praninë e fibrave natyrale.
Edhe analizat kualitative spektrale FT-IR vërtetuan se secila prej mostrave të ekzaminuara ishte material keratinoz/proteinik, përkatësisht flokë ose fibra natyrale.
Pas këtyre konstatimeve, Dogana e Kosovës bëri të ditur se subjektit i është evidentuar kundërvajtje doganore për deklarim të pasaktë të mallit. Përmes këtij deklarimi ishte shmangur pagesa e detyrimeve doganore në shumën prej rreth 4,310 euro.
Juventusi, Milani dhe Galatasaray kanë shfaqur interesim për kapitenin e Manchester United, Bruno Fernandes, teksa klubi anglez ende nuk ka…
12 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, nga 45 të raportuara në 24 orët e fundit, bën me…
Manchester City mbetet i interesuar të nënshkruajë mesfushorin e Chelseat, Enzo Fernandez, por një tarifë e mundshme prej 120 milionë…
Deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, ka reaguar ashpër lidhur me bilancin e Marrëveshjes së Ohrit, duke kritikuar mënyrën se si…
OBRM-PDUKM në pushtet këtë vit mblodhi një rekord prej 2.5 milionë eurosh nga fondet buxhetore të destinuara për financim të…
KOSOVË- Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar kërkesën që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet nesër, 14 gusht. Deputeti…