Ditën e djeshme, qytetarët e Kosovës kanë votuar për kryetarët e ardhshëm të komunave.
Po ashtu, një numër i madh figurash të njohura të botës së ekranit janë parë në qendrat e votimit për të shprehur vullnetin e tyre të lirë me votë.
Një ndër ata ka qenë edhe Fjolla Morina, e cila ka votuar në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë.Pas votimit, ajo ka dhënë një prononcim për mediat duke thënë se e ka kryer obligimin e saj qytetare.
Mirëpo, po ajo vetë a ka menduar ndonjëherë t’i futet politikës?
“Ka raste që e kam menduar, por më mirë jo. Ndoshta mundet me ndodhë ndonjëherë më vonë, pse jo”, ka thënë ajo duke mos përjashtuar mundësinë se një gjë e tillë mund të ndodhë.
Fjolla është duke e shijuar lirinë që pas daljes nga paraburgimi. Megjithëse është komentuar për jetën e saj private, këngëtarja duket se po e shijon në maksimum këtë periudhë.
Më herët, Morina publikoi në InstaStory disa imazhe, ku shihej teksa i nënshtrohej disa ndërhyrjeve estetike.
“Ka ardh koha mu zbukuru” , u shpreh këngëtarja.
Sjellim në vëmendje se pak javë më parë, Fjolla Morina fitoi lirinë, pas refuzimit të vendimit për ekstradimin e saj në Shqipëri.
Kombëtarja shqiptare U-15 fitoi ndeshjen e dytë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut me rezultatin 2-0. Kuqezinjtë dominuan takimin e zhvilluar…
Qeveria në detyrë e Kosovës bëri të ditur se përzgjedhja e 50 personave, që do të strehohen në Kosovë pasi…
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, thotë se si Izraeli ashtu edhe Irani kanë shkelur armëpushimin në Lindjen e Mesme. Duke…
Barcelona ka përforcuar repartin ofensiv për sezonin e ardhshëm me blerjen e radhës. Bëhet fjalë për djaloshin Roony Bardghji i…
Kombëtarja shqiptare u ndal në dy barazime në dy ndeshjet e fundit të kualifikueseve të Botërorit. Kuqezinjtë barazuan në fillim…
Francesco Camarda do të jetë futbollisti më i ri i Lecces. Këto të fundit kanë arritur marrëveshjen me Milan për…