Categories: kosovë

Fillon mbyllja e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, objekti kalon në funksion të marrëveshjes me Danimarkën

Procesi për mbylljen e Qendrës së Paraburgimit në Gjilan ka nisur, ndërsa personat që kanë qenë të vendosur aty po transferohen në institucione të tjera korrektuese, ka bërë të ditur Oda e Avokatëve pas njoftimit të marrë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Të lidhura

None found

Sipas saj, objekti në Gjilan do të përdoret në kuadër të marrëveshjes që lidhet me të burgosurit nga Mbretëria e Danimarkës.

“Oda e Avokatëve të Kosovës është njoftuar zyrtarisht nga Shërbimi Korrektues i Kosovës se ka filluar procesi i mbylljes së Qendrës së Paraburgimit në Gjilan, në kuadër të zbatimit të traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e këtij objekti për ekzekutimin e dënimeve të shqiptuara nga autoritetet daneze. Sipas njoftimit zyrtar, tashmë ka filluar transferimi gradual i personave të privuar nga liria nga Qendra e Paraburgimit në Gjilan drejt institucioneve të tjera korrektuese, proces i cili do të zhvillohet në faza, në përputhje me vlerësimet e sigurisë, kapacitetet akomoduese dhe nevojat operative të Shërbimit Korrektues të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Oda e Avokatëve ka sqaruar se këtë njoftim po e bën për të informuar me kohë komunitetin e avokatëve dhe për të ndihmuar në komunikimin me klientët gjatë periudhës së tranzicionit.

Në vitin 2022, Kosova dhe Danimarka nënshkruan një marrëveshje 10-vjeçare për transferimin e të burgosurve nga shteti nordik. Kjo marrëveshje parashikon që Danimarka të marrë me qira 300 qeli burgu në Gjilan, ndërsa Kosova do të përfitojë mbi 200 milionë euro.

Po sipas marrëveshjes, në Kosovë nuk do të transferohen të burgosur të dënuar për krime të rënda, me dënime mbi 10 vjet, si dhe persona që kanë probleme mendore.

Ky plan është përballur me kundërshtime në Danimarkë dhe për një periudhë ka qenë edhe i pezulluar, pas pretendimeve për shkelje të të drejtave të njeriut.

të fundit

Antonio Conte i gatshëm për një rikthim në Ligën Premier, Manchester Unitedi në horizont

Antonio Conte mund të rikthehet në Ligën Premier, pasi trajneri italian është i hapur për të marrë drejtimin e Manchester…

1 minute ago

Nga piloti luftarak te misioni për Ligën e Kampionëve: rrëfimi i pazakontë pas suksesit të Bodo/Glimt

Bjorn Mannsverk është një nga figurat më të veçanta pas ngritjes së jashtëzakonshme të Bodo/Glimt. Ish-piloti i Forcave Ajrore norvegjeze…

2 minutes ago

Kurti pret drejtuesit e NATO-s dhe KFOR-it: Kosova aleate e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli,…

5 minutes ago

Përshkallëzohet protesta në Rrugën e Durrësit, digjen pemët pranë Muzeut Historik Kombëtar

Situata nga protesta në Rrugën e Durrësit ka marrë përmasa të tjera duke marr flakë edhe pemët ngjitur me Muzeun…

9 minutes ago

Egnatia përballë dy sfidave, Nevil Dede kërkon menaxhim të kujdesshëm të energjive

Nevil Dede dhe Egnatia Egnatia shënon një pikë të rëndësishme teksa ditën e nesërme nis dhe rrugëtimin e ri evropian…

14 minutes ago

Volkswagen shqyrton mundësinë e ndërprerjes së markës Seat

Grupi gjerman Volkswagen po shqyrton mundësinë e ndërprerjes graduale të prodhimit të veturave nën markën spanjolle Seat deri në fund…

15 minutes ago