Categories: kosovë

Fetoshi: Vendimi i Hagës, një pikë kthese historike për Kosovën

Një ditë përpara vendimit për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, drejtori i Institutit “Octopus”, Arben Fetoshi, e ka cilësuar procesin gjyqësor në Hagë jo vetëm si një padrejtësi të mundshme ndaj individëve të akuzuar, por edhe si një përballje të gjatë juridike për të vërtetën rreth Kosovës.

Të lidhura

None found

Fetoshi ka deklaruar se 16 shtatori përbën një datë me peshë historike për Kosovën dhe rendin euro-atlantik në Ballkanin Perëndimor. Sipas tij, dëshmitë e ish-zyrtarëve të lartë ndërkombëtarë kanë dobësuar pretendimin e ZPS-së për ekzistencën e një ndërmarrjeje të përbashkët kriminale.

Këto qëndrime ai i ka paraqitur në analizën me titull “Verdikti i Hagës – UÇK-ja dhe beteja gjeopolitike për Republikën e Kosovës”, ku ka bërë dallimin mes krimeve që mund të jenë kryer gjatë luftës dhe pretendimit se udhëheqja e UÇK-së kishte krijuar një projekt të përbashkët kriminal.

Duke i cilësuar dëshmitë e ish-zyrtarëve ndërkombëtarë si një prej zhvillimeve më të rëndësishme të procesit, Fetoshi ka vlerësuar se Prokuroria nuk ka mundur të dëshmojë as lidhjen e të akuzuarve me qëllimin e përbashkët kriminal dhe as përfshirjen e tyre në zbatimin e tij.

Sidoqoftë, ai thekson se rëndësia e 16 shtatorit nuk përcaktohet vetëm nga vendimi që do të marrë trupi gjykues.

“Serbia dhe Rusia kanë përgatitur shfrytëzimin e secilit skenar në strategjinë e tyre revizioniste. Lufta narrative për ‘UÇK-në kriminale’ dhe ‘agresionin e NATO-s’ në vitin 1999, do të vazhdojë me retorikën e ‘Perëndimit të padrejtë’, duke ashpërsuar ‘viktimizimin’ me ‘Kosovën represive ndaj serbëve’, në rastin e vendimit lirues, derisa në të kundërtën, gjithçka do të interpretohej si konfirmim i tezave të tyre, me pretendimin që të korrigjohet historia”, thuhet në analizën e tij.

Në këtë kuadër, Fetoshi ka interpretuar edhe ndryshimin e deklaratave të presidentit serb, Vuçiq, i cili fillimisht foli për një vendim “kryesisht lirues”, më pas për një “paralajmërim dhune” dhe në fund për një “dënim të rëndë”.

“E para, për ta përgatitur sulmin ndaj drejtësisë ndërkombëtare si ‘e njëanshme’, duke mos e pranuar vendimin e pafajësisë, ndërsa e dyta, për ta përgjithësuar dënimin eventual ndaj UÇK-së, si konfirmim nga Haga për ‘të vërtetën’ e tyre të ‘përndjekjes dhe terrorit’ ndaj serbëve.

“Udhëheqja kriminale” e UÇK-së do të kornizohej si “luftë kriminale”, për ta “vërtetuar” ndërhyrjen “e padrejtë” të NATO-s”, vlerëson Fetoshi, duke e lidhur këtë rrezik gjeopolitik me synimet serbo-ruse për rishikimin e historisë së luftërave në ish-Jugosllavi.

të fundit

Protesta e studentëve dhe qytetarëve te Ministria e Arsimit/ Jehojnë thirrjet: Rama në burg, Belinda në burg (VIDEO)

Mijëra studentë e qytetarë janë bërë bashkë në protestë te Ministria e Arsimit. Thirrjet “Rama në burg”, “Belinda në burg”,…

5 minutes ago

RDM kërkon kritere të qarta për kalimin e 6,000 të angazhuarve në punësim të përhershëm

Projektligji për transformimin e angazhimeve kontraktuale në punësim të rregullt parashikon mundësinë që personat e angazhuar me kontrata pune me…

11 minutes ago

Në Çair i vidhet pistoleta “Glock” nga automjeti, rasti raportohet nga një 74-vjeçar

Një burrë 74-vjeçar nga Shkupi ka denoncuar në polici se i është vjedhur një pistoletë e markës “Glock” nga automjeti…

11 minutes ago

Kaka shpjegon arsyet pse Mbappe dhe Yamal mbetën pa Topin e Artë

Ish-futbollisti legjendar brazilian, Leite Kaka, ka rishikuar ngjarjet aktuale në futboll pas ceremonisë së fundit të ndarjes së çmimeve, duke…

16 minutes ago

Chelsea dhe Man Utd synojnë fitoren në derbin e javës së nëntë: formacionet zyrtare

Chelsea dhe Manchester United kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Ligën Premier.Blutë…

17 minutes ago

Mustafi: Students’ victory in Serbia opens opportunities for the Albanians of the Valley

Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për çështjet e Luginës së Preshevës, Ragmi Mustafi, ka thënë se fitorja…

22 minutes ago