Categories: kosovë

Fetoshi për reagimet ndaj vizitës së Begajt në Luginë: “Bota Shqiptare” po përdoret për të relativizuar “Botën Serbe”

Arben Fetoshi, drejtori i Institutit Octopus, ka vlerësuar se mënyra se si autoritetet dhe mediat serbe reaguan ndaj vizitës së Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, në Luginë të Preshevës, bën pjesë në një strategji komunikimi që synon të zbusë dhe relativizojë projektin e quajtur “Bota Serbe”.

Të lidhura

None found

Në një analizë të publikuar në Facebook, Fetoshi shprehet se përshkrimi i vizitës së presidentit Begaj si një kërcënim ekspansionist i një “Bote Shqiptare” nuk mbështetet mbi fakte. Sipas tij, kjo është fryt i një komunikimi strategjik që përdor relativizimin dhe “simetrinë e rrejshme”.

Sipas Fetoshit, pretendimet se Shqipëria ka synime për zgjerim territorial ose se po promovon “Shqipërinë e Madhe” përdoren për ta larguar vëmendjen nga diskriminimi ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai përmend edhe praktikën e pasivizimit të adresave, e cila nga organizata ndërkombëtare të të drejtave të njeriut është cilësuar si “spastrim etnik me mjete administrative”.

Ai nënvizon se mesazhet që Presidenti Begaj dha gjatë kësaj vizite ishin të fokusuara te mbështetja për të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Megjithatë, në diskursin politik serb, ato janë interpretuar si kërcënim ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë.

Fetoshi thekson se një retorikë e tillë synon të krijojë idenë se edhe shqiptarët kanë një projekt të ngjashëm me “Botën Serbe”, me qëllim që të relativizohet projekti hegjemonist i Beogradit dhe të largohet vëmendja nga kritikat e vazhdueshme ndërkombëtare për shkeljen e të drejtave të shqiptarëve në Serbi.

​Vizita e Bajram Begajt në Bujanoc, Vuçiq: I mori të gjitha lejet për vizitën, personat me armë ishin tanët

të fundit

Sulme të forta mes Rusisë dhe Ukrainës: 62 të plagosur në Kharkiv, dronët godasin rafinerinë pranë Moskës

Luftimet mes Rusisë dhe Ukrainës vijojnë me intensitet të lartë, me sulme ajrore dhe përdorim masiv të dronëve në të…

2 minutes ago

Tokio, ora e vjedhur me vlerë mbi 260 mijë euro kthehet në dyqan me një letër ndjese

Një orë luksoze zvicerane me vlerë më shumë se 260,000 euro, e vjedhur nga një dyqan në Tokio javën e…

2 minutes ago

Përse gratë mbi 50 vjeç zgjedhin divorcin? Dhjetë shkaqet që shpesh i lënë pa fjalë edhe fëmijët e tyre

Nuk është gjithmonë tradhtia apo një konflikt i madh që i jep fund martesës. Pas vendimit që shpesh trondit edhe…

6 minutes ago

Hajduti në Tokio kthen orën 260 mijë euro bashkë me një letër ndjese

Një orë luksoze zvicerane me vlerë më shumë se 260,000 euro, e vjedhur nga një dyqan në Tokio javën e…

9 minutes ago

Bučkovski warns: Outside the EU, North Macedonia will fall behind Kosovo too

Ish-kryeministri Vllado Buçkovski, lidhur me marrëdhëniet me Bullgarinë dhe politikat e qeverisë, thotë se vizita e ministrit Timço Mucunski në…

9 minutes ago

Balaj calls request to lend female officers’ caps to cadets a misunderstanding

Kapiteni i Policisë së Kosovës, Fatmir Balaj, e ka cilësuar si keqkuptim kërkesën që zyrtaret policore të gjinisë femërore t’i…

10 minutes ago