Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, i ka përcjellë urimet Justina Shiroka-Pulës pas zgjedhjes së saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.
None found
Në urimin e tij, Hoxha e përshkruan zgjedhjen e Presidentes së re si një zhvillim me rëndësi për demokracinë kosovare dhe si dëshmi të konsolidimit të institucioneve demokratike të vendit.
Sipas ministrit, ky hap lidhet me domosdoshmërinë për të fuqizuar institucionet, për të ruajtur dhe konsoliduar arritjet shtetformuese të Kosovës, si dhe për të çuar përpara rrugën e saj drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.
Hoxha shprehet se zgjedhja e Presidentes së re tregon se interesat e qytetarëve dhe të shtetit duhet të prevalojnë mbi përplasjet politike. Ai e konsideron dialogun, mirëkuptimin dhe bashkëpunimin për çështjet me interes kombëtar si shenja të përgjegjësisë institucionale.
“Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë përkrah Republikës së Kosovës, duke mbështetur përparimin e saj, forcimin e mëtejshëm të subjektivitetit të saj ndërkombëtar dhe avancimin e aspiratës së ligjshme për integrim të plotë në familjen evropiane dhe euroatlantike”, deklaron ministri.
Mesazhin e tij, Ferit Hoxha e përmbyll me urimin për sukses të Justina Shiroka-Pulës në ushtrimin e detyrës së re, në shërbim të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Një skandal i rrallë ka tronditur futbollin irakian, ku ndeshja mes Zakhos dhe Karbalasë është ndërprerë pas vetëm 14 minutash…
Analisti politik Xhevdet Pozhari ka reaguar pas sekuestrimit të rreth 136 kilogramëve marihuanë në autostradën “Arbën Xhaferi”, ku tre persona…
Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume here me e mire sot. Shfrytëzojeni sa te mundni çdo moment sepse…
Në Prime-in e sotëm të BBVK5, Anjeza u akuzua se po bën lojë me Sharrin dhe se e ka inskenuar…
Pas performancës në studion e “Big Brother VIP Kosova”, Akili ka falënderuar Antonetën për tekstin e këngës. Ai sqaroi se…
Akili dhe Bejta kanë kënduar në studion e BBVK këngën “Për ty pyeta hanën”, e cila u krijua nga dyshja…