Categories: kosovë

Ferit Hoxha: Kërkesa e Kosovës për t’u anëtarësuar në Kartën e Adriatikut duhet të ecë përpara pas bllokimit të gjatë

Në Nju Jork u zhvillua takimi i ministrave të Jashtëm të Kartës së Adriatikut, i organizuar nën kryesimin e Kroacisë. Në këtë takim mori pjesë edhe kryediplomati kosovar, Glauk Konjufca.

Të lidhura

None found

Pas këtij takimi, ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ferit Hoxha, u shpreh në platformën X se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Kartën e Adriatikut duhet të shqyrtohet me përparim.

“Aplikimi i Kosovës për anëtarësim ka mbetur pezull për shumë kohë. Përparimi në këtë çështje do të forconte kohezionin rajonal dhe aftësinë tonë të përbashkët për t’iu përgjigjur sfidave të sigurisë”, shkroi Hoxha në X, sipas raportimit të KosovaPress.

Sipas tij, për të siguruar qëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor, është e nevojshme që të gjitha shtetet dhe shoqëritë e rajonit të përfshihen në mekanizmat e bashkëpunimit dhe të sigurisë.

“Stabiliteti i qëndrueshëm mund të arrihet vetëm kur të gjitha vendet dhe shoqëritë e rajonit të integrohen plotësisht në kornizat e bashkëpunimit, sigurisë dhe përgjegjësisë së përbashkët”, theksoi ai.

Hoxha theksoi se kërcënimet kibernetike, siguria energjetike dhe manipulimi i informacionit nga jashtë kërkojnë bashkëpunim më të gjerë në nivel rajoni. Ai shtoi se një Kartë e Adriatikut më e hapur dhe gjithëpërfshirëse do të kontribuonte për sigurinë e Ballkanit Perëndimor.

të fundit

“Bota do të ngjyroset portokalli!” Agron Llakaj merr në dorë sërish situatën pas 16 vitesh në “Top Channel”, i pranishëm dhe Albano Bogdo

Rikthimi i bujshëm i aktorit të humorit, Agron Llakaj, në skenën ku ai shënoi një nga kapitujt më të rëndësishëm…

3 minutes ago

Foda zbulon kapitenin e ri të Kosovës dhe objektivin kryesor në Ligën B

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda, ka konfirmuar se Vedat Muriqi do të jetë kapiteni i ri i “Dardanëve”, pas mungesës…

6 minutes ago

Ardian Gjini fajëson Kurtin pas vendimit të Kushtetueses: Kosova drejt zgjedhjeve të reja

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me afatet për konstituimin e Kuvendit dhe…

7 minutes ago

Fenomeni El Niño mund të shkaktojë 451 mijë vdekje nga të nxehtit brenda gjashtë muajve, ja cilat vende janë më të ekspozuara

Më shumë se 451 mijë njerëz mund të vdesin nga pasojat e nxehtësisë së shtuar gjatë gjashtë muajve të ardhshëm,…

11 minutes ago

Cakolli paralajmëron për dilemën kushtetuese: Kush e përcakton 8 apo 15 nëntorin si datë zgjedhjesh nëse dështon Presidenti?

Eugen Cakolli nga IKD ka reaguar pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Cakolli ka thënë se vendimi nuk lejon…

12 minutes ago

Nëntë zyrtarë të lartë të Policisë së Kosovës marrin pjesë në konferencën evropiane të Akademisë së FBI-së në Tiranë

Nëntë zyrtarë të Policisë së Kosovës, të diplomuar në Akademinë e FBI-së, morën pjesë në konferencën e 42-të të Degës…

13 minutes ago