Ekonomisti austriak Günther Fehlinger-Jahn, kryetar i Komitetit Austriak për Zgjerimin e NATO-s, kërkon që Bashkimi Evropian ta bëjë bashkëpunimin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë pjesë të rëndësishme të procesit të integrimit të Serbisë. Sipas tij, kjo përfshin hapjen e arkivave, identifikimin e vendeve të varreve dhe dokumentimin e plotë historik.
None found
Fehlinger-Jahn iu drejtua edhe kryetarit të SNS-së, Millosh Vuçeviç, për arrestimin e nëntë personave në Zubin Potok. Ai tha se pretendimet për pafajësinë e tyre duhet të mbrohen në gjykatë, ndërsa çdo akuzë për fabrikim provash ose shkelje të të drejtave nga policia duhet të dokumentohet dhe të vërtetohet.
Sipas tij, cilësimi i arrestimeve si «terror» apo «spastrim etnik» nuk u jep përgjigje provave materiale dhe nuk ndihmon në identifikimin e personave të zhdukur. Ai theksoi se fushata politike nuk mund të zëvendësojë përgjigjet ndaj provave forenzike dhe se kalendari zgjedhor në Serbi nuk duhet të ndikojë në kohën e hetimeve penale në Kosovë.
Fehlinger-Jahn bëri thirrje për vigjilencë të shtuar gjatë tetorit, në një periudhë që e cilësoi politikisht të ndjeshme në Serbi. Ai kërkoi që gjithçka të dokumentohet dhe që retorikës politike t’i përgjigjen me fakte të verifikueshme, arkiva, ADN, prova forenzike dhe të drejtë ndërkombëtare, jo me propagandë.
Në qendër të apelit të tij janë personat e pagjetur dhe e drejta e familjeve për të mësuar të vërtetën e për t’i pasur pranë të dashurit e tyre. Ai kërkoi kërkimin e çdo të zhdukuri, hapjen e çdo arkivi përkatës, zbulimin e varreve dhe identifikimin e viktimave, në mënyrë që ato t’u kthehen familjeve aty ku familjet dëshirojnë dhe të nderohen me dinjitet. Fehlinger-Jahn kërkoi gjithashtu përcaktimin e zinxhirit të përgjegjësisë dhe llogaridhënie për çdo krim që ende mund të provohet.
Duke kujtuar se kanë kaluar 27 vjet, ai tha se asnjë i zhdukur nuk duhet harruar, asnjë varr i fshehur nuk duhet shpërfillur, asnjë viktimë e identifikuar nuk duhet të mbetet pa u kthyer me dinjitet dhe asnjë arkiv përkatës nuk duhet të qëndrojë i mbyllur. Mesazhin e mbylli me kërkesën që të evidentohen të gjitha viktimat e të përcaktohen faktet: së pari e vërteta, më pas drejtësia e mbështetur në prova dhe, në fund, pajtimi.
Kombëtarja e Izraelit pritet të bëjë ndryshime të mëdha në formacion për ndeshjen ndaj Kosovës, pasi përzgjedhësi Ran Ben Shimon…
Gazetari Olti Curri ka reaguar në lidhje me videot intime që po shpërndahen dhe rishpërndahen gjerësisht ditën e sotme në…
Kryeministri britanik Andy Burnham deklaroi se ka “prova të qarta” për përfshirjen e Iranit në incidentin e fundjavës së kaluar…
Vetëm dy javë pasi u nda nga Vëllaznimi, Leotrim Krasniqi ka gjetur menjëherë skuadrën e re, duke marrë drejtimin e…
Presidenti francez Emmanuel Macron ka mirëpritur mundësinë që Mbretëria e Bashkuar të rikthehet në Bashkimin Evropian, pas deklaratave të Andy…
Qytetarë të shumtë janë mbledhur sonte në natën e pesëmbëdhjetë të protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në shenjë kundërshtimi…