Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka reaguar ndaj protestës së paralajmëruar nga disa kryetarë komunash, duke vlerësuar se ajo nuk lidhet me shqetësimet e qytetarëve, por me interesa politike.
None found
Sipas Pecit, çështjet ndërinstitucionale duhet të trajtohen përmes dialogut dhe jo përmes protestave. Ai ka theksuar gjithashtu se qindra milionë euro të detyrimeve financiare të komunave nuk i përkasin Qeverisë së Albin Kurtit, por qeverisjeve të mëparshme të PAN-it.
Në reagimin e tij, Peci ka shkruar:
“Protesta e sotme e disa kryetarëve të komunave nuk e ka hallin e qytetarit, por agjendën e pazarit.
Jam kundër protestës së nxitur me agjendë politike.
Komunikimi ndërinstitucional duhet të zgjidhet përmes dialogut. Kjo nismë, përmes së cilës disa kryetarë komunash kanë paralajmëruar pjesëmarrjen në një protestë kundër Qeverisë, është tërësisht politike dhe nuk kontribuon në përmirësimin e shërbimeve për qytetarët.
Qindra milionat euro të barrës financiare të komunave nuk janë obligime të Qeverisë së Albin Kurtit, por janë obligime të qeverisë PAN.”
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…
Një embrion në SHBA që kishte qëndruar i ngrirë për 30 vjet, u shkri dhe u transferua përsëri në mitrën…
Kur Barcelona të udhëtojë këtë të diel në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’ për t’u përballur me Atletico Madridin, vëmendja do të…
Dashi Nuk duhet ëndërroni me shume nga sa duhet sot ju te dashuruarit sepse situata mund t’iu dale tërësisht jashtë…
Nga drejtues i Prokurorisë së Përgjithshme dhe i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, Adriatik Llalla përfundoi…
Deputeti i Partisë Demokratike Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin Zonë e Lirë komentoi përgjimet e reja të Ergys Agasit,…