Categories: kosovë

Familjari rrëfen çastet pas vrasjes së hoxhës në Zlipotik: “Shkoni shiheni hoxhën, djali im ka bo helaç”

Mbrëmja e kaluar tronditi fshatin Zlipotik të Dragashit, ku hoxha i këtij katundi, Gazmend Terhovci, mbeti i vrarë me thikë pranë derës së shtëpisë së tij nga një bashkëfshatar.

Benjamini, djali i axhës së hoxhë Gazmendit, tha se përplasjet mes tyre nuk ishin të reja dhe se probleme kishte pasur edhe rreth një vit e gjysmë më parë. Sipas tij, ngjarja e mbrëmshme degradoi për shkak të një konflikti që lidhej me ushqimin e bagëtive.

Të lidhura

None found

“Para një viti, një vit e gjysmë kishte problem hoxha me këtë monstrumin. Ai e ka kërcënuar hoxhën që vijnë me mitraloz në shtëpi këtu, edhe hoxha e ka lajmëruar policinë disa herë, ama ata s’e kanë hap asnjë rast për këtë. Unë s’po besoj që është mirë me mend. Këtë vetëm një monstrum mundet me bë ashtu diçka. Po, për sanë ishte problemi. Hoxha e ka kosit një livadh që s’është, as ai, as hoxha s’është pronar i livadhit, sepse këtu asnjëri s’jeton, mundemi me kosit. Asnjëri s’përdor sanën, ne e përdorim. Edhe kur e ka kosit hoxha, ai ka ardhë edhe po thotë ‘sana është e jemja’. Edhe hoxha po thotë ‘s’o problem merre sanën, s’ka nevojë problem për sana me pasë”, tha Benjamini.

Ai tregoi gjithashtu se pak para sulmit, i dyshuari për vrasjen kishte qenë bashkë me të atin në një kafene pranë vendit të ngjarjes. Sipas rrëfimit të tij, të dy më pas shkuan te hoxha kinse për të biseduar, ndërsa më vonë djali dyshohet se e sulmoi nga prapa me thikë, duke e goditur 15-16 herë në shpinë.

“Ky djali edhe baba kanë dalë prej kafes bashkë. Edhe kanë ardhur këtu te hoxha. Ne si njerëz po shkojmë te hoxha me fol nëse kemi diçka problem, po flasim me hoxhën, hoxha s’po mbyll derën, as në ora 3, mundeni me ardhë te hoxha. Edhe ai ka ardhë. Pas dy minutave vetëm babai ka shkuar te kafja prapë edhe po thotë ‘shkoni këqyrni hoxhën, djali im ka bo helaç. Këqyrni çka është”. Kur kanë ardhë mjeku edhe njerëzit prej kafes, hoxha këtu… 15-16 herë në shpinë me thikë e ka goditur… Terror”, tha Benjamini për kp.

Për këtë rast, policia ka arrestuar të dyshuarin për vrasjen, si edhe babanë e tij. Ky i fundit dyshohet për veprën penale “mosdhënie e ndihmës”.

I dyshuari për vrasjen e hoxhës u arrestua sot. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, bëri të ditur se në gjetjen dhe ndalimin e tij janë angazhuar disa njësi policore.

“Pas veprimeve intensive operativo-hetimore të ndërmarra pa ndërprerje nga Policia e Kosovës, është arritur të lokalizohet dhe të arrestohet i dyshuari për rastin e vrasjes në fshatin Zlipotok, Dragash. Në operacionin për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit janë angazhuar njësi të ndryshme policore, duke përfshirë përdorimin e dronit për vëzhgim nga ajri si dhe njësinë policore me qen (K-9)”, tha Bytyqi.

të fundit

Breshëri i pazakontë në kulm të verës “zbardh” Kolonjën, dëmtohen rëndë vreshtat

Breshëri si dëborë në Kolonjë, dëmton vreshtatStuhia në juglindje ka sjellë dëme edhe në bujqësi [...]Read More...

3 minutes ago

Valdrin Pjetri caktohet drejtor i përgjithshëm i Agjencisë së Trajtimit të Pronave

Qeveria ka emëruar Valdrin Pjetrin në detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Pronave (ATP). Vendimi është…

9 minutes ago

Protesta qytetare hyn në muajin e dytë, aktivistët dhe banorët sërish kundër ‘Zvërnecit’ dhe politikës

Protesta qytetare në muajin e dytë/ Qytetarë e aktivistë kundër 'Zvërnecit' dhe klasës politikevijon [...]Read More...

11 minutes ago

Mexhiti: Qeveria i hap rrugë fazës së tretë të Sheshit “Skënderbeu”

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njoftoi se Qeveria ka miratuar vendimin për kalimin e pronësisë së tokës së…

12 minutes ago

“Jam agjente suedeze”, aktivistja proteston: Kam dalë për natyrën dhe pensionin 100 euro të babait tim

Një qytetare ka protestuar në një mënyrë të veçantë me një pankartë ku shkruhet “Jam agjente suedeze”. Ajo tha se…

14 minutes ago

CBK submits its 2025 Annual Report to the Assembly of Kosovo

Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, i dorëzoi kryetares së Kuvendit të Republikës së Kosovës,…

18 minutes ago