Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, ka reaguar për ngjarjen e ndodhur sot para Kuvendit të Kosovës, ku deklaroi se ndaj tij është kryer një veprim i papranueshëm nga disa protestues.
Sipas Rexhepit, incidenti ka marrë një peshë të veçantë edhe për shkak të historisë së familjes së tij, si dhe kontributit të saj në luftën e UÇK-së dhe në procesin që çoi drejt lirisë së Kosovës.
None found
“Ajo që ndodhi sot më dhemb. Jo vetëm për atë që më ndodhi mua, por sepse akte të tilla nuk i bëjnë nder as Kosovës, as sakrificës së popullit tonë dhe as vlerave për të cilat luftuam”, ka shkruar ai.
Deputeti ka theksuar se, në vlerësimin e tij, veprime të tilla nuk nderojnë as personat që ndodhen në Hagë dhe që po përballen me proces gjyqësor.
Rexhepi ka njoftuar se disa prej personave të identifikuar i kanë kërkuar një takim për t’i kërkuar falje, por ka sqaruar se kjo nuk është e mjaftueshme për ta konsideruar çështjen të mbyllur.
“Kërkimi i faljes është zgjedhje personale e secilit, por kjo nuk e mbyll rastin”, ka deklaruar ai.
Po ashtu, Rexhepi ka pretenduar se është identifikuar edhe personi që, sipas tij, ka dhënë urdhrin për sulmin.
Deputeti ka bërë të ditur se do ta përcjellë rastin në organet kompetente të rendit dhe drejtësisë.
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe, është pjesë e dosjes hetimore të…
Dy 20-vjeçarë janë arrestuar nga Policia në Gjirokastër, pasi u kapën duke transportuar kundrejt pagesës katër emigrantë që kishin hyrë…
Albian Ajeti po përjeton një periudhë të shkëlqyer te FC Lugano, ku ka rigjetur formën dhe instinktin e golashënuesit pas…
Një gjykatë federale në Shtetet e Bashkuara ka rrëzuar padinë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit Donald Trump kundër gazetës…
Një shkencëtare e njohur e Universitetit të Kembrixhit është konfirmuar mes viktimave të aksidentit të rëndë hekurudhor në Spanjë, ku…
Rezultati i Koalicionit Shqiptar në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi, me 27 mijë e 607 vota dhe dy mandate…