Deklarata e ministres serbe Snezhana Paunoviç ka nxitur reagimin e eurodeputetit çek Tomas Zdechovsky, i cili e ka konsideruar atë të papranueshme dhe ka kërkuar që Serbia të largohet nga procesi i negociatave për integrim në Bashkimin Evropian.
None found
“Isha plotësisht i shokuar nga ajo që dëgjova nga ministrja e Serbisë. Nuk ishte vetëm tronditje, por diçka krejtësisht e papranueshme. Nëse kjo grua është vërtet ministre, ne duhet ta nxjerrim Serbinë nga negociatat”, tha ai.
Zdechovsky e krahasoi qëndrimin e ministres serbe me gjenocidin e kryer nga nazistët ndaj hebrenjve pas Luftës së Dytë Botërore.
“Është sikur dikush, pasi viziton Aushvicin pas Luftës së Dytë Botërore, të thotë se Hitleri ishte zgjidhja më e mirë për çështjen hebraike. Kjo është plotësisht e papranueshme. Duhet të dërgojmë një mesazh të qartë: askush me këtë lloj retorike nuk do t’i bashkohet Bashkimit Evropian”, theksoi ai, përcjell Euronews Albania.
Ndërkohë, deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka njoftuar se të enjten është paraqitur zyrtarisht kërkesa për shkarkimin e ministres së Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lokale, Snezhana Paunoviq, për deklaratat e saj mbi spastrimin etnik të shqiptarëve gjatë viteve ’90.
Kërkesa është iniciuar nga Grupi Parlamentar Lëvizja e Qytetarëve të Lirë – SDA e Sanxhakut dhe Partia për Veprim Demokratik. Asaj i janë bashkuar edhe deputetë të tjerë të opozitës.
Pak ditë më parë, Snezhana Paunoviç, ministre e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale në Qeverinë e Serbisë, bëri deklarata të konsideruara skandaloze për Kosovën në një intervistë për një media serbe.
Ministrja e qeverisë së Vuçiqit deklaroi se, nëse do të kishte pasur lirinë e veprimit që kishte Slobodan Milosheviç, ajo do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën gjatë luftës’.
Erkand KarajKlubi Shumësportësh Tirana ka zyrtarizuar largimin e trajnerit Erkand Karaj [...]Read More...
Ka nisur sot dita e 47-të e revoltës qytetare kundër kryeministrit Edi Rama dhe kabinetit të tij qeveritar. Protestuesit e…
Agjencia iraniane e lajmeve Fars njoftoi për një sulm të ri amerikan me raketa në afërsi të Bandar Abbasit, qytet…
Shefi i diplomacisë iraniane, Abbas Araghchi, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë kryer krime lufte përmes sulmeve ndaj infrastrukturës…
Kompania e kateringut “Sori-Al” do të vijojë aktivitetin e saj, pasi Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) ka hequr masën e…
Deklarata e ministres serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale Snezhana Paunoviq se po të ishte në vend të Sllobodan…