Pak para seancës konstituive, Eugen Cakolli nga KDI i ka cilësuar jorealiste pritjet se Lëvizja Vetëvendosje dhe LDK-ja do të arrijnë shpejt një marrëveshje politike.
None found
Ai ka theksuar se rrethanat janë ndryshe nga viti 2019, kur të dyja partitë kishin interes më të madh për bashkëpunim. Sipas Cakollit, LVV-ja tash ka mundësi të presë pa pësuar dëme të mëdha politike, ndërsa LDK-ja dhe kryetari i saj, Lumir Abdixhiku, ndodhen përballë një presioni më të fortë. Në këto kushte, pala që e kërkon më shumë marrëveshjen zakonisht hyn në negociata me më pak fuqi.
Cakolli ka ndarë edhe një analizë të situatës politike.
Pritjet optimiste se një marrëveshje mes LVV-së dhe LDK-së do të arrihej vetëm dy ditë para seancës konstituive duken paksa jorealiste.
Një marrëveshje e tillë, e arritur në kohë përpara seancës konstituive, nuk ishte siguruar as pas zgjedhjeve të vitit 2019. Në atë periudhë, të dyja partitë kishin shumë më tepër nevojë për bashkëpunim, ndërsa bashkimi i tyre konsiderohej gjerësisht si “koalicioni i shpresës”. Në zgjedhje, diferenca mes tyre ishte më pak se 2%. Sot, LVV-ja ka gati trefishin e votave dhe mandateve të LDK-së.
Për momentin, Kurti dhe LVV-ja mund të presin, madje edhe të mos arrijnë fare marrëveshje, pa u ndëshkuar rëndë nga elektorati. Ky luks nuk vlen në të njëjtën masë për LDK-në dhe veçanërisht për Abdixhikun, pasi për ta çështja nuk lidhet vetëm me krijimin e institucioneve, por edhe me të ardhmen e tyre politike.
Në fund, sa më e madhe të jetë nevoja e njërës palë për marrëveshje, aq më pak arsye ka pala tjetër për të vepruar me nxitim.
Juventusi mund të hyjë në garë për transferimin e mesfushorit të Interit, Hakan Calhanoglu, në rast se negociatat për rinovimin…
Instalacioni gjigant, i mbushur me mbetje plastike, është vendosur në Antalia të Turqisë, në kuadër të një proteste simbolike të…
Bundestagu gjerman ka miratuar një reformë të rëndësishme të shërbimeve sekrete vendase cila u jep atyre kompetenca më të gjera…
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, i është kundërpërgjigjur shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci, duke thënë se kritikat…
Njohësi i çështjeve politike, Ali Hertica, ka komentuar pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Forumin e Paqes në…
Më 13.11.2026, në ora 11:40, në SPB Tetovë, nga Qendra Mjekësore e Gostivarit është raportuar se te ata me lëndime…