kosovë

Escobarin e pyesin a ka pasoja për Qeverinë Kurti: S’po i futem asaj, por deklaratat tona tregojnë nga po shkojnë marrëdhëniet me Kosovën

Përfaqësuesi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka përsëritur mesazhin e dhënë edhe nga zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë, mbi shqetësimet se Qeveria e Kosovës nuk po i trajton si partner.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, edicioni në gjuhën serbe, ai është pyetur se pas retorikës së ashpër amerikane, a mund të ketë edhe pasoja praktike për qeverisjen e Albin Kurtit.

Escobar nuk ka dhënë detaje mbi këtë, por ka theksuar se deklaratat e dhëna në publik flasin qartë se ku po shkojnë marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Nuk dua të hyj në atë se cilat janë të gjitha pasojat, por mendoj se deklaratat tona në publik flasin mjaft qartë se ku po shkojnë marrëdhëniet tona diplomatike dhe politike. Jemi shumë të shqetësuar sepse qeveria e Kosovës nuk na trajton si partner, nuk punojnë me ne për stabilitetin rajonal dhe minojnë dialogun – për të cilin SHBA-të janë plotësisht të përkushtuara. Mendoj se ambasadori (Jeffrey) Hovenier (ambasadori i SHBA-së në Kosovë, ed.nov) e ka thënë më së miri – kjo e ndërlikon kapacitetin tonë për të ndihmuar Kosovën të integrohet në komunitetin transatlantik.” – ka thënë ai.

Tutje, Escobar ka përmendur edhe vendet që s’e njohin pavarësinë e Kosovës, e të cilat sipas tij kur shohin që shteti ynë nuk përmbush obligimet, e vështirëson edhe mbrojtjen e argumenteve për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare.

Pyetur mbi çështjen e dinarit, ai ka folur fillimisht për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, i cili, sipas tij përfshin edhe zgjidhjen e çështjes së dinarit.

“Ka dy gjëra të rëndësishme për këtë: njëra është se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe – formimi i së cilës është obligim dhe për ne duhet të përmbushet – përfshin zgjidhjen e çështjes së dinarit në mënyrë transparente, elektronike në në përputhje me ligjet e Kosovës. Dhe ne e mbështesim atë. Me fjalë të tjera, ky është një problem që do të zgjidhej përmes Komunitetit. Kemi disa shqetësime për këtë: i pari është ndryshimi i papritur i ligjit. Institucionet përgjegjëse nuk i befasojnë qytetarët e tyre me ndryshime administrative që do të prishin jetën e tyre të përditshme.” – është shprehur ai.

Emisari amerikan i ka bërë të qarta pritshmëritë që kanë nga Serbia, duke thënë se duhet të nxjerren para drejtësisë përgjegjësit për sulmin terrorist të 24 shtatorit në Bajnskë të Zveçanit.

“Ka pritshmëri të qarta nga Beogradi në dialog dhe ata përmbushën disa gjëra, si pranimi i targave dhe dokumenteve doganore të Kosovës. Dhe ne duam që Serbia ta bëjë këtë duke e futur në mënyrë të pakthyeshme dhe formale në ligje apo rregullore. Kjo pritet nga Serbia. Por ka disa gjëra të tjera që janë premtuar dhe nuk janë bërë – për shembull nxjerrja para drejtësisë e atyre që janë përgjegjës për pjesëmarrjen në sulmin në Banjska më 24 shtator. Nuk është pjesë e dialogut, por është shumë e rëndësishme për pajtimin rajonal.” – u shpreh ai.

të fundit

Pas refuzimeve të Guardiolës dhe Ancelottit, Italia gjen zgjidhjen te Pirlo – prezantimi pritet brenda ditësh

Andrea Pirlo pritet gjerësisht të marrë përsipër detyrën si trajneri i ri i Italisë së shpejti me një kontratë deri…

6 minutes ago

Kurti ripohon qëndrimin: Zgjedhjet e jashtëzakonshme pas 9 shkurtit ishin të shmangshme dhe të panevojshme

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti përsëri ka përmendur se zgjedhjet e 7 qershorit ishin të panevojshme. Në mbledhjen…

8 minutes ago

Mucunski: Ka shenja shprese për shkrirjen e bllokadës në rrugën drejt BE-së, por asnjë kompromis për çështjet identitare

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski, në konferencën e sotme për shtyp deklaroi…

9 minutes ago

Crime in Fier, Refit Buzi locks himself in vehicle, refuses to surrender

Vijon situata e tensionuar në Roskovec të Fierit, ku Refit Buzi, ka refuzuar të dorëzohet te policia pas disa orësh…

10 minutes ago

Rain and Hail Showers Engulf Gramsh

Moti i paqëndrueshëm ka përfshirë gjatë orëve të fundit qarkun e Elbasanit, ku reshje të dendura shiu, breshër dhe erë…

10 minutes ago

Prime Minister Kurti Holds Final Meeting with Swedish Ambassador Westerlund

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Mbretërisë së Suedisë, Jonas Westerlund. Sipas njoftimit,…

11 minutes ago