Categories: kosovësport

Emri më i njohur në Zvicër, ky është trajneri që FFK ka nisur negociatat

Përfaqësuesja e Kosovës mbetet ende në kërkim të një trajneri të ri, teksa emrat e pretendentëve shtohen me kalimin e ditëve, pasi shumë njerëz janë afruar dhe kanë treguar gatishmërinë për t’u ulur në stolin dardan.

Më i fundit është një tjetër zviceran, ish sulmuesi i mirënjohur Aleksander Frei, i cili në karrierën e tij si futbollit ka luajtur me sukses për skuadra si Borussia Dortmund, Rennes e Basel, si dhe ka shënuar 42 gola në 82 ndeshje me përfaqësuesen helvete.

Të lidhura

None found

Burime për Supersport konfirmojnë se mes Frei dhe presidentit të FFK-së, Agim Ademi, kanë nisur negociatat, megjithatë në këtë periudhë, drejtuesi i futbollit dardan është duke folur dhe me emra të tjerë.

Eksperienca e Frei si trajner është e paktë, pasi ka qëndruar për tre sezone te të rinjtë e klubit të Baselit, e më pas ka drejtuar për pak muaj edhe skuadrën e parë, ndërsa prej 2020-ës është ulur në stolin e FC Wil.

Fakti që Frei është një emër mjaft i respektuar dhe me ndikim në Zvicër, ka bërë që drejtuesit e FFK-së ta shohin me prioritet, pasi besojnë që ai mund të ndikojë jo pak te të rinjtë me origjinë nga Kosova, që të zgjedhin të përfaqësojnë dardanët në arenën ndërkombëtare.

të fundit

Prishtina Prosecution Launches Investigation into Fatal Workplace Accident, Three Persons Detained

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për aksidentin tragjik të ndodhur në një vend pune në kryeqytet, ku një…

3 hours ago

“Fratricidal Conflict” – Nela: Albanians Still Deceived by a Distorted Past

Publicisti Milaim Nela ka reaguar për debatin rreth periudhës së Luftës Nacionalçlirimtare, duke e cilësuar atë si një konflikt civil…

3 hours ago

A po i vjen fundi rrugëtimit të Neymarit në futboll?

Eliminimi i hershëm i Brazilit nga Kupa e Botës 2026 ka rikthyer në qendër të vëmendjes të ardhmen e Neymarit,…

3 hours ago

E ardhmja e shiritit të kapitenit te Franca, Zidane tregon planet për Mbappe

Përzgjedhësi i ri i Francës, Zinedine Zidane, ka zbuluar se ende nuk ka zhvilluar bisedën e parë me Kylian Mbappen…

3 hours ago

Prokuroria e Prishtinës nis hetimet për aksidentin fatal në vendin e punës, tre persona të ndaluar

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për aksidentin tragjik të ndodhur në një vend pune në kryeqytet, ku një…

3 hours ago

Horoskopi 29 Korrik 2026, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Dashi Do ja kaloni mjaft mire sot pranë atij qe dashuroni dhe emocionet do jene te njëpasnjëshme. Mos e mbani…

3 hours ago