Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur të ditën e djeshme pasdite në Luksemburg (1 shtator), duke rezultuar fatal për pesë persona, mes të cilëve tre të rinj shqiptarë nga Kosova.
Viktimat janë identifikuar si Edonik Kastrati, Ukë Bajraktaraj dhe Ujkan Bajraktaraj, të cilët humbën jetën në rrethana ende të paqarta plotësisht. Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 17:00, sipas informacioneve të konfirmuara nga të afërm të viktimave përmes rrjeteve sociale.
Një familjar i të ndjerëve ka ndarë lajmin e dhimbshëm në rrjetet sociale, duke shprehur tronditjen për humbjen e jetëve të tyre:
“Me zemër të thyer ju njoftoj se dje rreth orës 17:00 në Luksemburg ndodhi një aksident ku humbën jetën tre të rinj – Uka dhe Ujkani, nipat e mi, si dhe Edonik Kastrati, djali i tezes. Allahu i mëshiroftë dhe i shpërbleftë me Xhenet,” – ka shkruar ai.
Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje zyrtare rreth shkaqeve të aksidentit, por mediat lokale raportojnë se automjeti me të cilin udhëtonin të rinjtë është përplasur me një mjet tjetër në një nga rrugët rurale të Luksemburgut.
Elon Musk ka reaguar sërish lidhur me situatën alarmante të rënies së lindshmërisë në Greqi, duke e cilësuar këtë fenomen…
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se deklarata e kryeministrit kroat, Andrej Pllenkoviç, se Serbia është në prag të një…
Investigimi ndaj lojërave të fatit në qytetin e Beratit zbuloi se si një ish funksionar i shërbimit sekret posedonte të…
"Putini po na vëzhgon. Ne duam frenim, jo përshkallëzim." Ky është mesazhi i Inspektorit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura…
Një parcelë me drogë është bërë shkaku kryesor për vrasjen me dy plumba pistolete të Piro Prronit, në fshatit Abat…
Edhe pse merkato në ligat kryesore u mbyllë ditën e djeshme më 1 shtator, ka ende disa emra të njohur…