Sot në katër komunat veriore të Kosovës janë parë grafite të shkruara në mure me mesazhe kërcënuese: “Kur të kthehet ushtria në Kosovë… Brigada e Veriut është gjallë”.
Eksperti i sigurisë, Agim Musliu, ka reaguar në rrjette sociale për mosreagimin e institucioneve ndërkombëtare dhe pasojat që vijnë nga injorimi i mesazheve të tilla.
Ai shkroi: “Dje, kërcënimi për Kryeministrin e Kosovës, i cili pasi u dekonspirua, gjoja u vu në diskutim nëse ishte i vërtetë nga Serbia, Maqedonia e Veriut dhe një pjesë e shqiptarëve. Sot, grafite:”Brigada e Veriut është gjallë” dhe “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, sikurse para 24 shtatorit, agresionit në Banjskë.
Gjersa krejt Evropa dhe SHBA janë këtë vit në zgjedhje e ndoshta edhe Kosova, Serbia tashmë s’e ka këtë hall, sepse i ka vjedhur zgjedhjet. Putini po siguron mandat jetësor! Perëndimi në gjumë, e Kosova ku?” ngre zëri Mysliu.
Miri i ka shprehur Selin se ajo është bërë pjesë e një komploti për t’i rënë atij e për ta…
Kryeministri Edi Rama, në takimin me grupin parlamentar dhe drejtuesit e komisioneve, ka folur ndër të tjera për sigurinë ushqimore…
Paraditen e sotme, lëkundje tërmeti, të magnitudës 3,7, janë ndjerë në Pogradec. Tërmeti ka rënë rreth orës 11:30, dhe sipas…
Këtë të premte, kryeministri Edi Rama, ka mbledhur Grupin Parlamentar të PS, e para për vitin 2026. Në fjalën e…
Ditën e djeshme, AEK i Athinës u trondit nga OFI Kreta në Greqi. Këto të fundit fituan 0 me 1…
Një 30-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi ka rezultuar autor i disa grabitjeve. Siç shihet edhe nga pamjet…