Forcat Speciale të Kosovës mund t’i kishin vrarë të 30 terroristët që u mbyllën në Manastirin e Banjskës disa ditë më parë pasi ekzekutuan heroin Afrim Bunjaku, por ndërhyrja e KFOR dhe kryeministrit Rama bëri që të lejohej largimi i tyre. Kjo është ajo që shpjegon ndër të tjera eksperti i çështjeve rajonale Fahrudin Kladničanin për gazetën opozitare serbe, “Danas”, raporton AlbEu.com.
Kladničanin shpjegon se nëse do të ishin ekzekutuar të gjithë terroristët, ngjarje do të ishte e përmasave që do të kishte ndryshuar përgjithmonë rajonin, ndërsa shton se Albin Kurti ishte i informuar më parë dhe i qartë se çfarë po ndodhte, kurse Vuçiç jo.
None found
Sipas tij, është e pamundur që një organizim i tillë të bëhej pa informacionin e qeverisë serbe, por përmasat ndoshta nuk kanë qenë të njohura nga Vuçiçi.
“Është e pamundur që të mos kishte informacion Serbia për një grup të tillë. Rreziku është që Serbia të ketë patur informacion, por edhe të jenë përdorur nga aktorë të tjerë në rajon për të destabilizuar Ballkanin. Ndoshta, policia e Kosovës mund t’i kishte vrarë të gjithë ata, por ndërhyrja e një faktori nga KFOR dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama bëri që të shmangej neutralizimi total i tyre”, shprehet ai për “Danas”. /albeu.com
Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…
Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…
Detaje tronditëse janë zbardhur nga hetimet për sulmin me armë zjarri në Krakov të Polonisë. [...]Read More...
Trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka folur për fshf [...]Read More...
Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur në lidhje me kandidaturën e përfolur…
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë shtetit janë regjistruar 11 denoncime për dhunë në familje.Nga Ministria e…