Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur, ditë më parë, masën e paraburgimit prej një muaji ndaj Fehim Salit, i cili dyshohet për spiunazh.
None found
Vendimi i gjykatës është mbështetur edhe në vlerësimin se ekziston rreziku i ndikimit te dëshmitarët dhe provat, si dhe mundësia që vepra penale të përsëritet ose të vazhdojë.
Eksperti i sigurisë, Fidair Berisha, deklaroi se çdo rast i dyshuar spiunazhi kërkon trajtim të posaçëm, pasi një veprimtari e tillë mund të cenojë drejtpërdrejt sigurinë kombëtare.
“Dyshimet për spiunazh duhet të trajtohen me seriozitet të plotë, veçanërisht kur mbështeten në prova konkrete dhe lidhen me interesat e sigurisë kombëtare. Por, në këtë fazë, duhet të bëhet qartë dallimi mes dyshimit të arsyeshëm dhe fajësisë së vërtetuar. Institucioneve të drejtësisë dhe organeve hetimore duhet t’u lihet mundësia ta analizojnë e sqarojnë rastin në tërësi, pasi ato janë autoritetet që mund të japin kontributin kryesor për zbardhjen e çështjes konkrete”, tha Berisha.
Ai shtoi se, nga perspektiva e sigurisë, duhet të përcaktohet se çfarë informacioni dyshohet se është marrë ose përcjellë, kujt i është dërguar, cili ka qenë qëllimi dhe nëse ka pasur pasoja për interesat strategjike të Republikës së Kosovës.
Berisha nënvizoi se hetimi duhet të jetë i gjerë dhe të përfshijë gjurmimin e kontakteve, kanaleve të komunikimit dhe çdo të dhëne tjetër që mund të ndihmojë në sqarimin e plotë të rastit.
“Në një hetim për spiunazh të dyshuar, vëmendja nuk duhet të përqendrohet vetëm te veprimi i pretenduar. Duhet të mblidhen provat, të identifikohen kontaktet e kanalet e komunikimit dhe të vlerësohet nëse bëhet fjalë për një aktivitet të veçuar apo për pjesë të një veprimtarie më të gjerë.
Institucionet duhet të marrin parasysh gjithmonë mundësinë e ndikimit te dëshmitarët ose të ndërhyrjes në prova. Ky rrezik bëhet veçanërisht i rëndësishëm nëse personi ka pasur qasje në informacione, kontakte apo struktura me rëndësi për hetimin. Po ashtu, duhet të vlerësohet me kujdes edhe rreziku i vazhdimit të veprimtarisë së dyshuar, por vetëm në përputhje me standardet ligjore dhe mbi bazën e provave konkrete”, theksoi ai.
Sipas ekspertit të sigurisë, vërtetimi i dyshimeve gjatë hetimit do ta shndërronte çështjen në një rast me pasoja të drejtpërdrejta për sigurinë kombëtare.
“Nëse hetimet konfirmojnë dyshimet për spiunazh, atëherë kemi potencialisht të bëjmë me një çështje serioze të sigurisë kombëtare. Rreziku nuk qëndron vetëm te informacioni që mund të jetë komprometuar, por edhe te mundësia që një aktor i jashtëm të ketë siguruar qasje, kontakte ose kanale ndikimi brenda institucioneve apo shoqërisë sonë.
Për këtë arsye, hetimi nuk duhet të kufizohet te pyetja nëse përfshihet vetëm një individ. Duhet të shqyrtohet në mënyrë profesionale nëse ka persona të tjerë të përfshirë, nëse ka lidhje organizative apo financiare dhe nëse aktiviteti i dyshuar ka qenë pjesë e një strukture më të gjerë.
Ky rast duhet të trajtohet me seriozitet, por njëkohësisht edhe me kujdes të madh institucional. Në fushën e zbulimit-kundërzbulimit, profesionalizmi, ruajtja e provave dhe bashkërendimi mes institucioneve kanë rëndësi të barabartë. Ajo që nuk duhet të ndodhë është as minimizimi i rrezikut, as nxjerrja e përfundimeve përpara përfundimit të plotë të hetimit!”, përfundoi Berisha për “Bota sot”.
Një fugon i braktisur prej dy ditësh në rrugën “28 Nëntori” në Vlorë ka ngritur dyshime për praninë e një…
Roberto Carlos raportohet se është konvertuar në Islam rreth katër javë më parë në Brazil, sipas deklaratave të një deputeti…
Në javët e fundit të afatit kalimtar veror, emri i Victor Osimhen po rikthehet fuqishëm në qendër të vëmendjes. Manchester…
Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin lidhur me situatën e zjarreve në vend. Mbrojtja informon se deri në orën 20:00,…
Newcastle United ka nisur bisedimet me Manchester Cityn për transferimin e mesfushorit Nico Gonzalez, sipas David Ornstein të The Athletic.Newcastle…
Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka denoncuar se deputeti Erald Kapri është kërcënuar sipas tij nga një zyrtar i…