Harmonizimi dhe zbatimi i legjislacionit mjedisor të Bashkimit Evropian në Kosovë vijon të jetë në nivele kritike. Ekspertët vlerësojnë se përmbushja e objektivave të agjendës së gjelbër dhe mbrojtja e biodiversitetit kërkojnë masa të menjëhershme, progresive dhe angazhim më të madh institucional.
Pavarësisht zotimeve të institucioneve për një tranzicion ekologjik, aplikimi praktik i rregullave evropiane për mjedisin mbetet i pamjaftueshëm. Kjo gjendje tregon se vendi ende ka shumë për të bërë në përmbushjen e standardeve ambientale.
None found
Studiuesit e kësaj fushe kërkojnë forcimin e politikave të gjelbra dhe marrjen e hapave konkretë për ruajtjen e natyrës, duke theksuar nevojën për një qasje të përshpejtuar në realizimin e synimeve të përcaktuara.
“Kemi kapacitet dhe potenciale në Kosovë, ka shumë organizata që punojnë ndaj çështjeve ambientale edhe në reduktimin e degradimit ambiental kemi edhe qeveri që ka fillua që t’i merr këto tema pak më seriozisht marrë para sysh këtë shtyrje nga BE dhe këtu po shpresoj që jemi në një periudhë tranzicioni”, deklaron Indira Kartallozi, studiuese e kësaj fushe.
Sipas ekspertëve, niveli i zbatimit të legjislacionit evropian për çështjet mjedisore është jashtëzakonisht i ulët. Ata paralajmërojnë se vonesat në përafrimin dhe zbatimin konkret të normave ekologjike mund të ndikojnë negativisht në procesin integrues të Kosovës drejt Bashkimit Evropian.
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në kryeqytet. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në…
Një telefonatë e mbërritur pranë Repartit Zjarrëfikës të Beratit për djegien e një banese në fshatin Velabisht, ka ngritur në…
Një kthesë e frikshme del në dritë në rastin e zhdukjes së gruas 50-vjeçare kineze, Yu Ting, e cila u…
Prej 40 ditësh, qytetarët e Divjakës vijojnë protestën kundër projektit të reformës administrative-territoriale të njohur si “Mazniku”, duke kundërshtuar përfshirjen…
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të martë në kryeqytet. Ngjarja raportohet se ka ndodhur në…
Një telefonatë e mbërritur pranë Repartit Zjarrëfikës të Beratit për djegien e një banese në fshatin Velabisht, ka ngritur në…