Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar pas vdekjes së pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Altin Kryeziu, i cili humbi jetën si pasojë e plagëve të marra në një aksident të ndodhur ditë më parë gjatë kryerjes së detyrës.
None found
Përmes një telegrami ngushëllimi, Kastrati e ka cilësuar ndarjen nga jeta të Kryeziut si një dhimbje të rëndë për familjen e tij dhe një humbje të madhe për Policinë e Kosovës, ku ai shërbeu me përkushtim e profesionalizëm.
Altin Kryeziu ndërroi jetë pas aksidentit që pësoi disa ditë më parë në krye të detyrës.
Kryetari i Malishevës u ka përcjellë ngushëllimet familjarëve të policit, kolegëve, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.
“Në këto momente të vështira, jemi pranë familjes së tij, duke ndarë dhimbjen dhe pikëllimin për këtë humbje të rëndë”, ka deklaruar Kastrati.
Mesazhin e tij, Ekrem Kastrati e ka mbyllur duke uruar që kujtimi për Altin Kryeziun të jetë i përjetshëm.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në qytetin e Chiari-t, në Itali, ku 21-vjeçari Eduart Xhani dyshohet se…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit, të cilat do…
Lajmet po vijnë me një ritëm aq të shpejtë pas humbjes zgjedhore të 25 tetorit të ish-liderit autoritar serb, Aleksandar…
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka nisur numërimi i votave për zgjedhjet e mesmandatit, të zhvilluara më 3 nëntor,…