kosovë

E tmerrshme, burri tenton t’i djegë organin gjenital gruas pasi dyshonte se e tradhtonte

Një rast i rëndë i dhunës në familje dhe mjaft i frikshëm ka ndodhur në një familje në Graçanicë të Kosovës, ku viktimë edhe kësaj radhe rezulton të jetë një grua, e cila u rrah brutalisht nga bashkëshorti i saj.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se rasti ka ndodhur në fund të muajit qershor, por detajet tronditëse janë zbuluar së fundmi, pasi gruaja e cila është viktimë e këtij rasti ka rrëfyer dhunën që e ka përjetuar nga burri i saj, në shtëpinë e tyre.

Të lidhura

None found

Sinjali mëson se i dyshuari T.B., fillimisht ka pasur një konflikt verbal me gruan, të cilën e ka akuzuar për tradhti, e më pas të njëjtës ia ka lidhur duart e këmbët dhe e ka sulmuar fizikisht me një kabllo. Për të mos mbaruar me kaq, ai ka shkuar edhe më tej, me veprime të tmerrshme.

Sipas informacioneve që kanë mediat kosovare, gruaja ka deklaruar se burri i saj ka ndezur një zjarr, me qëllimin që t’i djegë organet gjenitale, ku për pasojë i ka shkaktuar plagë në trup.

Përballë kësaj situate, gruaja fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në spital, si pasojë e djegieve që pësoi, ndërsa tek gjatë ditës së djeshme është dëgjuar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.

Pas mbledhjes së dëshmive për rastin, Prokurori ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit, si dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”.

të fundit

Mbi 10 mijë të zhdukur pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën gjatë natës, një platformë online e ngritur për të gjurmuar personat e humbur…

1 minute ago

REC reviews tariff reform, cheaper electricity may also apply on Saturdays

Komisioni Rregullator i Energjetikës po shqyrton ndryshime të rëndësishme në mënyrën se si qytetarët paguajnë për energjinë elektrike, me qëllim…

3 minutes ago

Pas tri golave të pësuar në sfidën e fundit të Botërorit, Angus Gunn përflitet për një lëvizje surprizë te Man Utd

Manchester Unitedi është në kërkim të lojtarëve të rinj për sezonin 2026/27, dhe një prej tyre mund të jetë portieri…

7 minutes ago

Braçe për protestat: Kur vendos për një brez të tërë, njerëzit duhen pyetur

I ftuar në “Shqipëria Live”, deputeti socialist Erion Braçe komentoi mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS dhe protestat që janë…

10 minutes ago

“Nëse rindërtimi pret plumbin e fundit, do të jetë tepër vonë”, Rama në Konferencën për Ukrainën: Kievi po ringre guximin e Europës

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm në Konferencën për Rindërtimin e Ukrainës, ku marrin pjesë krerë shtetesh dhe qeverish, institucione…

12 minutes ago

Pas arritjes historike, vëmendjen e tërheq dedikimi prekës i Ronaldos në këpucë

Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë se familja zë një vend të veçantë në jetën e tij, edhe në momentet më…

15 minutes ago