kosovë

E tmerrshme, 11-vjeçarja nga Kosova përdh*nohet për herë të tretë brenda jetimores

Pa kaluar as një vit nga përdhunimi i dytë i të miturës 11 vjeçare në Kosovë, dyshohet se ajo është përdhunuar për herën e tretë. Dyshimet janë se rasti këtë herë ka ndodhur në strehimoren e viktimave të trafikimit, e njohur ndryshe si strehimorja e sigurisë së lartë, nga një viktimë tjetër e mitur, e strehuar gjithashtu në të njëjtin vend. Të dy viktimat aty ishin me qëllimin e mbrojtjes dhe të rehabilitimit.

“Prokurori për të mitur pranë Prokurorisë Themelore në Gjakovë me datën 16 maj 2023, ka nxjerrë aktvendimin për inicimin e procedurës përgatitore ndaj të miturës, për shkak të dyshimit të arsyeshëm se kishte për të kryer veprën penale Dhunimi nga neni 227 pargrafi 7, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila vepër është kryer ndaj një të miture tjetër që ka qenë e strehuar në strehimore”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë e konfirmon për emisionin hulumtues ‘Udhëve”,  se e dyshuara e përdhunuar, është viktima e njohur për publikun si 11 vjeçarja e cila është përdhunuar nga disa persona.

“Viktima e përdhunimit është e njohur si “11 vjeçarja” në rastin e mëhershëm”, sqaron Prokuroria Themelore në Gjakovë.

Nga policia shpjegojnë se është iniciuar rast për veprën penale të përdhunimit. “Bazuar në të gjeturat dhe moshën e viktimës, është iniciuar rasti ‘përdhunim’ dhe në prokurori është dërguar kallëzim penal”, deklaron policia për emisionin “Udhëve”.

Ndërkaq, nga Ministria e Punëve të Brendshme nuk kanë pranuar të deklarohen, ani pse kjo strehimore është nën kompetencën e tyre.

Si ndodhi përdhunimi herën e kaluar?

Tre persona ishin afruar tek 11-vjeçarja dhe e kishin ngacmuar me fjalët “Zemër po më pëlqen”, përderisa njëri nga të dyshuarit kishte filluar ta prek me dorë në pjesën e barkut dhe në fundin e shpinës. Më pas të dyshuarit ia kanë hequr 11-vjeçares rrobat në park. Pasi e kishin zhveshur njëri nga të dyshuarit po ia mbante duart dhe gojën viktimës ndërsa tjetri po e dhunonte seksualisht. Pasi ishte dhunuar nga dy të dyshuarit e parë, viktima në afërsi të shtëpisë së saj ishte ndalur edhe nga një person tjetër. Ai e kishte futur 11-vjeçaren në veturë së bashku me tre persona të tjerë dhe e kishte dërguar në një vend ku kishte vetëm pemë dhe bar dhe aty theksohet se viktima ishte dhunuar sërish.

të fundit

Pas betimit mes kaosit në Kuvend, Endrit Shabani merr zyrtarisht detyrën si Avokat i Popullit

Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani, ka marrë sot (19 dhjetor) zyrtarisht detyrën, një ditë pas betimit të tij…

5 minutes ago

Shtyhet pa datë mbledhja e Këshillit, deputetët marrin “USB” me 10 mijë faqe “prova” për Belinda Ballukun

Mbledhja e Këshillit për Mandatet dhe Imunitetin është shtyrë pa afat dhe nuk dihet se kur do të vendoset se…

10 minutes ago

SPAK mbyll hetimet për Benet Becin, kryebashkiaku socialist i Shkodrës akuzohet për tenderin 700 milionë lekë

Kryebashkiaku socialist i Shkodrës, Benet Beci është paraqitur pasditen e kësaj të premte në Prokurorinë e Posaçme, ku raportohet se…

33 minutes ago

Këshilli i Mandateve për Ballukun/ PD kërkon mbledhje të hënën, PS në Janar. Ja kërkesa e SPAK (Diskutimet)

Partia Demokratike ka kërkuar që mbledhja e ardhshme e Këshillit të Mandateve për çështjen e zv/kryeministres Belinda Balluku të mbahet…

2 hours ago

Benet Beci zyrtarisht nën hetim nga SPAK!

Prokuroria e Posaçme ka thirrur këtë të premte kryebashkiakuan e Shkodrës Benet Beci për ti komunikuar mbylljen e hetimeve. Beci…

2 hours ago

Tregtonin fishekzjarre, arrestohen tre pronarë marketesh. Policia apel qytetarëve: Mos përdorni lëndë piroteknike!

Tre pronarë marketesh në Kombinat, Kamzë dhe Krujë janë arrestuar. Policia bën me dije se në subjektet e tyre u…

3 hours ago