kosovë

E rëndë në Kosovë! Përdhunohen dy të mitura brenda një dite

Këtë të hënë, në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës janë evidentuar dy raste të përdhunimit të të miturave.

Në Prishtinë, dyshohet se një e mitur është dhunuar nga pesë persona. Policia e Kosovës thotë se po kryhen hetime: “Policia e Kosovës në bashkëpunim me prokurorinë kompetente është duke bërë hetime intensive. Me vendim të prokurorit viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminim mjekësor.”

Të lidhura

None found

Nga raportimet e deritanishme mësohet se të dyshuarit ende nuk janë identifikuar. Rasti tjetër është shënuar në qytetin e Pejës, dyshohet se një nëntë vjeçare është përdhunuar nga një 26 vjeçar.

“Dyshohet se është kryer vepra penale e “dhunimit” ndaj një të miture me ç’rast personi i dyshuar është arrestuar dhe prokurori i rastit brenda afatit ligjor ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimi. Viktimës i është dhënë mbrojtja e nevojshme, përfshirë mbrojtësin e viktimave, psikologun, prokurorin e shtetit dhe zyrtarët policor, gjithashtu viktima do të dërgohet për ekzaminim mjekësor. Lidhur me këtë çështje kemi mbledhur prova që janë duke u analizuar dhe do të shërbejnë në procedurë penale”, ka thënë zëdhënësi i prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi.

Lidhur me rastet e përdhunimit ka reaguar edhe Rrjeti i Grupit të Grave në Kosovë që kërkojnë hetim të menjëhershëm nga ana e institucioneve.

“Nuk duhet të lejojmë assesi që dhuna të normalizohet, prandaj, kërkojmë edhe një herë me ngulm nga institucionet përgjegjëse t’i hetojnë rastet me prioritet dhe me seriozitetin më të lartë, ndërsa përgjegjësit, të marrin dënimet e merituara”.

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

42 minutes ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

51 minutes ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

51 minutes ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

51 minutes ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

52 minutes ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

53 minutes ago