Liberalizimi i vizave ka nxitur interesin e serbëve lokalë për t’u pajisur me pasaporta të Republikës së Kosovës.
Sipas mediave në Prishtinë, që prej 1 janarit kur liberalizimi hyri në fuqi, numri i aplikimeve nga komuniteti serb është dhjetëfishuar, çka duket është konfirmuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
“Gjatë vitit 2024, në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë aplikuar 325 serbë, Zveçan 69, Zubin Potok 94 dhe Leposavic 90 aplikues. Ndërsa gjatë vitit 2021, 2022 dhe 2023, numri i aplikimeve në këto komuna ishte 52”, thanë burime të saj. Një i ri serb shprehet se e konsideron një mundësi mjaft të mirë atë të udhëtimit me pasaportën e Kosovës.
“Do të kemi dy dokumente, akoma edhe më mirë”, ka thënë ai për TËVË 1. Liberalizimi i vizave u mundëson qytetarëve të Kosovës, që kanë pasaporta biometrike, të qëndrojnë deri në 90 ditë – brenda gjashtë muajsh – në cilindo nga 27 shtetet anëtare të zonës Schengen. Udhëtimet pa viza shërbejnë për vizita turistike, çështje familjare ose të ngjashme. Megjithatë, liberalizimi i vizave nuk nënkupton leje pune apo përfitime të tjera.
Kosova ishte vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor, qytetarët e të cilit deri më 1 janar të këtij viti nuk mund të lëviznin lirshëm në zonën Schengen.
Brikena ka marrë një surprizuese këtë të shtunë. Pas një rrëfimi emocional në living, banorja doli jashtë në oborr, aty…
Brikena dhe Mateo kanë kaluar momente të këndshme së bashku gjatë këtyre ditëve, me banorin që e shpëtoi të parën…
Përplasje të ashpra kanë ndodhur në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Pas arrestimit të 20 protestuesve qytetarë dhe…
Hyrja e Rogertit në shtëpi ka trazuar shtëpinë e Big Brother VIP, duke krijuar debate dhe përplasje të ashpra me…
Plagosje me thikë në Vlorë. Sot rreth orës 20:30, në lagjen Pavarsia Vlorë, pas një konflikti për motive të dobëta…
Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron disa qarqe të vendit, të cilat do të jenë nën ndikimin e reshjeve të shiut. Shkodra…