kosovë

Plan për atentat ndaj kryetarit të LDK-së në Kosovë dhe disa deputetëve

Shërbimet partnere në Kosovë kanë dhënë informacione se po planifikohet atentat ndaj Kryetarit Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të LDK’së, bëjnë me dije burime për gazetën Express.

Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si shënjstër e sulmit të mundshëm, para gjysmë ore ka bërë denoncimi në një prej stacioneve të Policisë në Prishtinë.

Të lidhura

None found

Shërbimet partnere të Kosovës kanë arritur deri të një informacion se një grup tashmë i identifikuar po planifikon atentat ndaj Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhikut dhe disa deputetëve të partisë më të vjetër në vend.

Burime konfidenciale  kanë treguar se këto informacione janë konsideruar jashtëzakonisht të besueshme dhe krerët e LDK’së kanë vendosur t’i njoftojnë organet e rendit.

Një prej deputetëve, emri i të cilit përmendet si cak i atentatit të mundshëm, para 30 minutave ka deponuar informacionet në një stacion të policisë në Prishtinë.

“Njëri nga deputetet, i cili është cak i atentatit të mundshëm, e ku bën pjesë edhe Kryetari Abdixhiku, kanë deponuar krejt informatat që disponojmë në Policinë e Kosovës”, tha burimi i Gazetës Express.

“Dëshmia është dhënë para 30 minutave”, shtoi ai.

“Ne besojmë se Policia duhet ta trajtojë me serioizitet këtë rast, meqë informatat dhe shërbimet partnere të Kosovës që kanë arritur deri tek informacionet për atentat ndaj krerëve të LDK’së, janë jashtëzakonisht serioze”, shtoi zyrtari i LDK’së, që foli në kushte anonimiteti për Gazetën Express të mërkurën mbrëma.

Gazeta Express nuk ka arritur ta konfirmojë ende nga organet zyrtare këtë informacion, por ajo që është konfirmuar edhe nga burime tjerë është se informatat për planifikimin e vrasjes së Kryetarit të LDK’së dhe disa deputetëve të partisë së tij, kanë ardhur të mërkurën pasdite, ndërkohë që tashmë është identifikuar grupi

Megjithatë, mbeten mister qëllimet e tyre.

/albeu.com/

të fundit

El Niño could be one of the strongest on record: severe consequences and hundreds of thousands of deaths feared

Një fenomen jashtëzakonisht i fuqishëm klimatik, i njohur si “El Niño”, po intensifikohet dhe pritet të sjellë pasoja të rënda…

21 minutes ago

Qori criticizes Berisha’s call for opposition unity: It is ironic to make it from SPAK; a principled opposition can bring down Rama

Kryetari i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, i ftuar në emisionin Prime News24 kritikoi ashpër kreun e PD-së Sali Berisha. Qori…

22 minutes ago

Changed his appearance with plastic surgery to evade police; wanted man with 101 criminal cases arrested in Turkey

Një person i shpallur në kërkim në Turqi, ndaj të cilit rëndonin 101 dosje për vjedhje dhe mashtrim, është arrestuar…

22 minutes ago

VIDEO/ Aulon Kalaja on the recordings mentioned by Majko: Footage held by Turkish intelligence services features senior Socialist Party officials

Kreu i degës së Partisë Demokratike në Krujë, Aulon Kalaja, komentoi në emisionin “Prime News24” deklaratën e raportuar të Pandeli…

22 minutes ago

Zjarrfikësja 36-vjeçare humb jetën në Misuri pasi bie nga një shkëmb gjatë ecjes

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

22 minutes ago

Kadrijaj mocks the government over electricity supply: Citizens are already facing blackouts

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për situatën me furnizimin me…

22 minutes ago