kosovë

Dyshohet se sulmoi seksualisht një nxënëse në Ferizaj/ Gjykata cakton masë ndaj një mësuesi

Gjykata Themelore në Ferizaj ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një mësues të një fshati në Kaçanik. Gjithashtu dyshohet se më 28 gusht ai kishte sulmuar seksualisht një nxënëse nën moshën 16-vjeçare në shkollë. Prokuroria Themelore e Ferizajt kishte kërkuar masën e paraburgimit për mësuesin R.Xh., por gjykata vendosi që t’ia caktojë masën e arrestit shtëpiak.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake e Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më datë 28 gusht 2024, në një fshat të Komunës Kaçanik, përkatësisht në një objekt të shkollës fillore, për qëllime seksuale e ka keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, e cila ishte nën 16 vjeç, në atë mënyrë që i pandehuri si arsimtar i muzikës, ka kryer sulm seksual ndaj të dëmtuarës, në atë mënyrë që derisa e dëmtuara shkon në shkollë ku ishte nxënëse dhe hyn në një klasë ku zhvilloheshin orët e muzike, për tu përgatitur për një emision që kishte, posa vjen i pandehuri e dëmtuara ia zgjatë dorën për ta përshëndetur, por i pandehuri ia shtrëngon dorën e ofron nga vetja duke e mbërthyer me dy duar nga vetja, ashtu që me veprimet e tij të mëtejme i njëjti dyshohet se ka kryer veprën penale sulmi seksual. Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka refuzuar, për të cilën të pandehurit i cakton masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaj konform dispozitave të KPPRK-së”, thuhet nga gjykata.

Të lidhura

None found

të fundit

Babai i 27-vjeçarit të dyshuar për vrasje dërgohet në Gjykatën e Gjilanit

Brahim Demiri, babai i 27-vjeçarit të dyshuar për vrasjen e tij dhe të foshnjës katërmuajshe, është sjellë nën përcjelljen e…

8 minutes ago

Rama promises merit-based entry into the public administration: Artificial intelligence will help us identify problems

Në një kohë kur studentët kanë dalë në protestë dhe kërkojnë dorëheqjen e tij, kryeministri Edi Rama, ka folur për…

26 minutes ago

Storm “Agneta” causes flooding on Greek islands, more rain expected

Pamjet nga kamerat amatore tregojnë momentet kur ujërat e rrëmbyera të shkaktuar nga reshjet e dendura marrin përpara dhjetëra makina…

26 minutes ago

Laura Kuenssberg recounts experiences with British politicians: from a hotel meeting to being touched at the theatre

Gazetarja e njohur e BBC-së, Laura Kuenssberg, ka zbuluar disa episode të sjelljes së papërshtatshme nga politikanë britanikë, të cilat…

27 minutes ago

Tributes to diplomat Bashkim Zeneli; his daughter fights back tears: “You were a true leader!

Kanë përfunduar homazhet në nder të diplomatit të shquar, ish-deputetit dhe publicistit Bashkim Zeneli, i cili u nda nga jeta…

27 minutes ago

Cyberattack on Swedish supermarkets sends refrigerator temperatures soaring to 70 degrees

Një sulm kibernetik ka goditur disa prej rrjeteve më të mëdha të supermarketeve në Suedi, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme…

27 minutes ago