Organi i akuzës në Prishtinë ka konfirmuar se ka marrë njoftimet për incidentin e dyshuar të helmimit ushqimor, i cili besohet se ka prekur afro 20 qytetarë. Sipas të dhënave paraprake, personat e prekur kishin blerë sanduiçë në një degë të zinxhirit të restoranteve “Sach Pizza” në kryeqytet.
None found
Në një komunikatë drejtuar mediave, zyra e Prokurorisë theksoi se prokurori kujdestar tashmë ka nisur mbledhjen e provave dhe veprimet procedurale. “Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar informacione lidhur me helmimin e disa personave. Prokurori i shtetit është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë rast. Për çdo zhvillim të ri rreth kësaj çështje ju njoftojmë me kohë,” citohet në përgjigjen zyrtare.
Në të njëjtën kohë, Policia e Kosovës njoftoi se pas marrjes së sinjalizimit më 10 korrik 2026, menjëherë janë angazhuar njësitet përkatëse në bashkëpunim me prokurorinë dhe agjencitë e tjera shtetërore. Zëdhënësi i policisë, Pllana, deklaroi se: “Lidhur me rastin, ju njoftojmë se më 10.07.2026, Policia ka pranuar një informatë lidhur me dyshimin për helmim nga ushqimi të disa personave. Menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe institucionet përkatëse”.
Autoritetet kompetente po vijojnë punën hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
NP "Ujësjellësi dhe Kanalizime" - Shkup njofton se sipas Raportit javor laboratorik uji në qytetin e Shkupit është i sigurt…
Një banor i Shkupit (31) është arrestuar pasi e ka vrarë me thikë babanë e tij pas një grindjeje që…
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se Kosova duhet të zhvendosë fokusin nga pritja e ndryshimeve politike…
ShortiPrej orës 11:00, është mbajtur hedhja e shortit për sezonin e ri 2026-2027 në Abissnet Superiore, ku është përcaktuar edhe…
Gjatë seancës parlamentare të sotme, deputeti socialist Damian Gjiknuri njoftoi se Komisioni i Reformës Zgjedhore do të kërkojë zyrtarisht një…
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi, theksoi se kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tenton të tallet me…