Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka shprehur kritika ndaj mënyrës se si kryetari i partisë, Lumir Abdixhiku, e ka arritur marrëveshjen me Lëvizjen Vetëvendosje për kandidatin presidencial.
None found
Duke folur për Indeksonline, Muhaxheri u pyet rreth figurës së Bekim Sejdiut, i propozuar si kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës.
Ai sqaroi se nuk ka kundërshtime ndaj Sejdiut si personalitet, por vuri në pikëpyetje procedurën e ndjekur për marrjen e këtij vendimi brenda LDK-së.
“Si figurë nuk e kontestoj. Është dashtë me e thirr këshillin e përgjithshëm, aty me u diskutu”, deklaroi shkurt Muhaxheri.
Marrëveshja për kandidaturën e Bekim Sejdiut u bë e ditur një ditë më parë nga lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, të cilët njoftuan se ai do të jetë kandidat konsensual për president të Republikës së Kosovës.
Legjenda e Juventusit, Leonardo Bonucci, ka zbuluar se ëndrra e tij është të bëhet trajner kryesor i Juventusit ose i…
Mungesa e vitaminës D: Simptomat që shpesh neglizhohen — Klan Kosova [...]Read More...
Julian Alvarez i dhuroi Atletico Madridit fitoren dhe tifozëve një kërkimfalje, pasi shënoi golin e vetëm në triumfin 1-0 ndaj…
Mjeku zbulon një shenjë të kolesterolit të lartë që mund të shihet në fytyrë — Klan Kosova [...]Read More...
Brazili voton sot në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, në një garë të ngushtë mes kandidatit konservator Flavio Bolsonaro…
A është mirë të pimë ujë gjatë ushqimit? — Klan Kosova [...]Read More...