Dua Lipa padyshim që ka pushtuar gjithë botën dhe jo më kot, sepse i gjithë ky ka qenë plan i saj. Së fundmi ajo ka dhënë një intervistë për revistën e famshme ndërkombëtare “Vanity Fair”.
Në rrëfimin e saj, ajo ka folur dhe për Kosovën dhe jetesën për disa vite atje.
None found
E pyetur për momentin kur Kosova shpalli Pavarësinë e saj, Dua tha se e kujton fare mirë, pasi familja e saj ishte në Prishtinë në atë periudhë.
“Më kujtohet që pashë gëzimin e prindërve të mi dhe të familjes time dhe të gjithëve, duke dëgjuar tërë qytetin duke ulëritur kur u shpall Pavarësia e Kosovës”, u shpreh ajo.
Kujtojmë se Dua ka lindur në Angli, por prindërit e saj janë kthyer sërish në Kosovë kur ajo ka qenë 11 vjeçe. Dua jetoi vetëm pak vite me ta dhe më pas vendosi që të rikthehej e vetme në Londër për të ndjekur ëndrrën e saj për muzikën. Babai i saj Dukagjini tha se Dua ishte e bindur për ta ndjekur këtë rrugë dhe e ëma po ashtu ka shtuar se artistja e kishte planifikuar të gjithë këtë gjë.
Në intervistën e saj të fundit, ajo u shpreh se përkundër një dekade progresi, Kosova ishte ende e izoluar dhe e pazhvilluar, dhe rrjetet sociale nuk kishin arritur akoma atë stad sa të zbulonin talentet. Lipa tha se iu desh të bindte prindërit, të cilët përfundimisht ranë dakord kur kuptuan se ajo mund të transferohej në një apartament me një mike të familjes, e cila po studionte në “London School of Economics”.
“Ndjehem sikur jeta ime do të jetë gjithmonë midis dy vendeve”, u shpreh ndër të tjera Dua për “Vanity Fair”.
Aleanca për Shqiptarët thotë se propozimi i ministrit të Drejtësisë, Jeton Shasivari, që 12 provime teorike të mbahen në gjuhën…
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…
Media italiane “Il Fatto Quotidiano”, i ka kushtuar një artikull protestave që po zhvillohen në Tiranë, ku studentët edhe sot…
Antonio Rudiger mund të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të verës, ndërsa Chelsea po shqyrton mundësinë për ta…
Në livadhet e fshatit Domaj, njësia administrative Gjinaj, Has, një mjet sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht. Si pasojë, ka…
Formacionet zyrtare të derbit të madh italian mes Milanit dhe Interit janë publikuar, me dy skuadrat që përballen në një…