Categories: kosovë

Drejtoria e Inspekcionit e Prishtinës dënohet me 5 mijë euro për shkelje të detyrave ligjore

Inspektorati i Mjedisit ka shqiptuar një gjobë prej 5 mijë eurosh ndaj Drejtorisë së Inspekcionit të Komunës së Prishtinës, pasi nuk ka përmbushur detyrimet dhe përgjegjësitë ligjore për menaxhimin e mbeturinave vëllimore dhe deponive të dheut. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli.

Gjatë inspektimit në deponinë e dheut të N.P.L. “Gjelbër”, si dhe në zonat përreth saj, janë gjetur mbeturina vëllimore të hedhura jashtë hapësirës së përcaktuar për deponim.

Të lidhura

None found

Pacolli tha se, edhe pas njoftimeve të vazhdueshme, Drejtoria e Inspekcionit nuk kishte marrë masat e duhura.

Ajo nënvizoi se institucionet publike duhet të shërbejnë si model në mbrojtjen e mjedisit, duke zbatuar përgjegjësitë e tyre dhe ndërmarrë veprimet e nevojshme për parandalimin e ndotjes dhe administrimin e duhur të mbeturinave.

“Ligji vlen për të gjithë njësoj!”, ka shkruar Pacolli.

të fundit

Qeveria e Kosovës zotohet për mbi 1 miliard euro për ushtrinë gjatë mandatit aktual

Qeveria e Kosovës ka zotuar mbi 1 miliard euro investime në ushtri gjatë mandatit aktual, ndërsa ka bërë të ditur…

2 minutes ago

Gërmime të paligjshme për ar në Kalishte të Gostivarit, policia ndalon katër persona

Më 23.10.2026, në orën 20:20, në fshatin Kalishte të Gostivarit, në vendin e quajtur „Guri Sokoleci“, zyrtarë policorë nga Stacioni…

11 minutes ago

Arena e Yjeve”: Gazetarët e Telegrafit diskutojnë Championsin, Topin e Artë dhe derbit e fundjavës

Në episodin e radhës të podcastit “Arena e Yjeve”, gazetarët e Telegrafit, Shkumbin Pireva, Bardh Maxhuni dhe Lavdim Pireva, diskutojnë…

11 minutes ago

Ministria e Shëndetësisë: Në QSUT dhe SUT morën trajtim një deputet, një polic, dy përfaqësues të medias dhe katër protestues

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka bërë të ditur se, gjatë protestës së sotme, në QSUT dhe SUT janë…

21 minutes ago

Vllaznia B fiton derbin shkodran, ndërsa Lushnja triumfon në transfertë dhe i afrohet kreut

Kategoria e DytëKanë përfunduar 3 ndeshjet e javës së 5-të në Kategorinë e Dytë, Grupi A [...]Read More...

23 minutes ago

Milani udhëton drejt Udineses me tri mungesa të tjera për Amorimin

Milani do të jetë pa Adrien Rabiot, Mario Gila dhe Diego Moreira për ndeshjen e së dielës në udhëtim ndaj…

23 minutes ago