Hysen Durmishi është ministri i ri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në Kosovë. Durmishi u caktuar ditën e sotme nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurit pas dorëheqjes së ministrit Liburn Aliu. Durmishi ka qenë më parë zëvendësministër. Kurti e ka uruar për postin Durmishin ndërsa shtoi se shpreson të ketë sukese në përmbushjen e detyrave si ministër.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka caktuar sot zëvendësministrin e deritanishëm të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ushtrues të detyrës së Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, pas dorëheqjes dhe lirimit nga detyra të ministrit të këtij dikasteri, Liburn Aliu. Kryeministri Kurti e uron z. Durmishi për përgjegjësinë e re dhe i dëshiron suksese në përmbushjen e detyrave”, thuhet në njoftim.
Liburn Aliu njoftoi sot se ka dhënë dorëheqjen si ministër në detyrë në Qeverinë e Kosovës, për shkak të zgjedhjes së Dimal Bashës në postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës një ditë më parë. Ai shpjegoi se dorëheqja e tij vjen pasi dje bashkëpartiaku i tij, Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit të Kosovës. Aliu tregoi se e kishte njoftuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti për vendimin e tij menjëherë pas zgjedhjes së Bashës të martën.
“Konsideroj që zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”, tha Aliu.
Dhjetëra ushtarë izraelitë kanë kryer një operacion në qytetin Nablus të Bregut të pushtuar Perëndimor, thanë dëshmitarët dhe zyrtarët palestinezë…
Ambasada ruse në Beograd deklaroi se për situatën në Serbi zgjidhja e vetme është “dialogu në fushën e së drejtës”,…
Policia po zhvillon mbrëmjen e sotme një aksion në zonën e Shkozetit në Durrës. Mësohet se nga ky aksion janë…
Bashkia e Elbasanit ka përfunduar procesin e emërimit të 18 administratorëve të njësive administrative, vendet vakante të të cilave u…
Dy nxënës shkolle u vranë dhe të paktën 17 të tjerë u plagosën nga të shtënë me armë në Minneapolis.…
Këngëtari dhe ish-tenistja janë rikthyer në lajmet rozë ndërsa përgatiten të mirëpresin një anëtar të ri të familjes. Imazhet e…